Home / Lajme / Maqedoni / Gostivar, tezga të njëjta lëvizëse për shitësit nëpër qytet (VIDEO)

Gostivar, tezga të njëjta lëvizëse për shitësit nëpër qytet (VIDEO)

12 Gusht – Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili promovoi tezgat e reja, tha se tashmë nëpër rrugët e qytetit dhe vendet tjera nuk do të ketë tezga të ndërtuara me dërrasa, me hekur ose llamarina që i japin pamje të keqe qytetit të Gostivarit.

Të gjithë tezgat e vjetra të cilat janë përdorur për shitje nëpër rrugët dhe vendet tjera publike, do të zëvendësohen me tezga të reja, të cilat kanë pamje njëjtë dhe janë me logon e komunës së Gostivarit.

Shitësit të cilët dëshirojnë të kryejnë veprimtarinë e tyre, për shfrytëzimin e tezgës komunës duhet ti paguajnë kompensim prej 2000 denar në muaj.

Gjithsejtë në funksion do të vihen 12 tezga lëvizëse nëpër lokacione të ndryshme të qytetit.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili promovoi tezgat e reja, tha se tashmë nëpër rrugët e qytetit dhe vendet tjera nuk do të ketë tezga të ndërtuara me dërrasa, me hekur ose llamarina që i japin pamje të keqe qytetit të Gostivarit.

“Ashtu siç u premtuam qytetarëve për të vendosur rend në qytet, sot promovojmë 12 tezgat lëvizëse që do të vendosen në pika të ndryshme brenda qytetit. Tezgat e vjetra të cilat zbehnin pamjen publike të qytetit, do të hiqen nga përdorimi. Tezgat e reja do tu ndahen shitësve brenda qytetit, dhe siç e shihni ato kanë pamjen e vete të bukur por edhe kushte më të mira për vet shitësit. Ato do të kenë mundësi që qytetarëve tu ofrojnë shërbime ashtu siç ju ka hije, kështu veprohet në qytetet e përparuara të shteteve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe për herë të parë kështu do të jetë edhe në qytetin tonë, duke i dhënë një pamje krejtësisht tjetër”, theksoi Bejta.

Ky projekt komunës së Gostivarit i ka kushtuar rreth 10 mijë euro, kurse të njëjtat janë sjellë nga Turqia.

Tregtarët të cilët do ti marrin me qira tezgat nga komuna, gjithashtu duhet të kujdesen edhe për mirëmbajtjen e tyre, për ndryshe komuna mban të drejtën që të njëjtat tua marr tregtarëve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *