Home / Sport / Gostivari angazhon Veliun, Xhaferin dhe Shahinin

Gostivari angazhon Veliun, Xhaferin dhe Shahinin

“Kam pranuar ofertën e Gostivarit, për të ndihmuar këtë skuadër të arrijë objektivat në këtë sezon të parë në elitën e futbollit vendor. Falemenderoj drejtuesit e klubit për besimin e dhënë dhe shpresoj që me paraqitje të mira të arsyetoj besimin e tyre. Gostivari përkundër dy humbjeve fillestare ka skuadër cilësore dhe me punë serioze në do të gjejmë rrugën e suksesit. Kjo skuadër ka kapacitet që të renditet në mesin e tabelës”, deklaroi futbollisti i ri i Gostivarit, Billal Velia.

Dy humbjet e njëpasnjëshme në start të aventurës debutuese në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, kanë detyruar drejtuesit e Gostivarit të reagojnë në merkato duke angazhuar tre futbollistë cilësor. Bilall Velia që sezonin e kaluar luajti me Renovë, ish-futbollisti i Dritës, Ilknur Xhaferi dhe Sedat Shahin janë aktivizimet e reja të Gostivarit, që shpreson deri në fund të afatit kalimar të sjellë edhe dy përforcime cilësore me të cilët është në bisedime, njëri prej Kroacie, e tjerti nga Portugalia. Bilall Velia është futbollisti nga i cili pritet shumë dhe që përvoja e tij pritet të jetë e mirëseardhur për ekipin dhe futbollistët tjerë më të rinjë. Velia sezonin e shkuar ishte pjesë e Renovës, ndërsa në të kaluarën kë luajtur për Shkëndijën dhe Sileksin. Ka edhe karrierë të pasur ndërkombëtare duek luajtur në Finlandë me FC PoPa, pastaj në Azerbejxhan me Olimpik Bakun dhe në Norvegji me ekipin Lov-Ham. Përvec këtyre, ‘Billi’ ka luajtur edhe në Shqipëri me Besën e Kavajës, ndërsa tani gjithë këtë përvojë pirtet ta vëndojë në shërbim të Gostivarit. “Kam pranuar ofertën e Gostivarit, për të ndihmuar këtë skuadër të arrijë objektivat në këtë sezon të parë në elitën e futbollit vendor. Falemenderoj drejtuesit e klubit për besimin e dhënë dhe shpresoj që me paraqitje të mira të arsyetoj besimin e tyre. Gostivari përkundër dy humbjeve fillestare ka skuadër cilësore dhe me punë serioze në do të gjejmë rrugën e suksesit. Kjo skuadër ka kapacitet që të renditet në mesin e tabelës”, deklaroi Billal Velia pas firmosjes së kontratës me skuadrën e Gostivarit. E ndërkohë numri një i klubit Vesel Memedi vazhdon të mbetet optimist për të ardhmen e skuadrës në këtë sezon të parë në elitë, ndërsa ankohet në mungesë të mbështetjes nga Komuna e Gostivarit. “Gostivari për herë të parë në historin gjendët në eliten e futbollit vendor. Fatkeqesisht për momentin s’ka bashkpunim me Komunën. Kemi bërë kërkesë zyrtare deri te Këshilli i Komunës dhe deri te Komuna e Gostivarit që bashkërisht të mbledhim të gjitha forcat që posedojmë dhe të ecim përpara në zhvillim të jetës sportive në Gostivar. Komuna e Gostivarit na është përgjigj se nuk ju intereson futbolli përderisa të eliminohen të gjithë personat që kanë dhënë kontribut në suksesin e këtij klubi, plasmanin në Ligën e Parë. Ne detyrohemi të paguajmë stadiumin e qytetit për çdo stërvitje dhe çdo ndeshje që luajmë si nikoqir, edhe pse vet ne kujdesemi për mirëmbajtjen e gjith stadiumit të qytetit. Kemi bërë shumë investime si klub për plotësimin e kushteve të stadiumit që të garoj në eliten e futbollit, por edhe këto nuk janë të mjaftueshme. Kërkohen edhe shume kushte tjera, por pushteti lokal nuk është i gatshëm bile as të bëj edhe një kërkesë normale deri te Agjencioni për Rini dhe Sport që tu mundësoj të marrin 1000 karrige të vjetra nga stadiumi i qytetit të Shkupit, me të vetmin qëllim që mos të plotësohen kushtet e stadiumit të qytetit të Gostivarit, që mos të luhen ndeshje të elites si nikoqir”, shprehet mes tjerash me shumë idinjatë kryetari i KF Gostivarit, Vesel Memedi. Gostivari pas dy humbjeve të para me Bregallnicën në teren të vet dhe Metalurgun në transfertë, tani në kuadër të xhiros së tretë si vendas përballet me Rabotnickin, ndaj të cilëve do të do të kërkohet suksesi i parë në elitë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *