Home / Lajme / Maqedoni / Grabitja e postës, arrestohet e shoqja e ish-ministrit të VMRO-së

Grabitja e postës, arrestohet e shoqja e ish-ministrit të VMRO-së

22.08.2013… Policia ka njoftuar sot arrestimin e njërës nga dy të dyshuarat në arrati,

Policia ka njoftuar sot arrestimin e njërës nga dy të dyshuarat në arrati, që akuzohen për moskryerjen e detyrave ligjore në funksion të sigurimit të mjeteve të Postës në Çair.

Ajo është 48-vjeçarja V.B, e shoqja e një ish-ministri nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Sipas inicialeve, të dhënave të siguruara dhe nga rrjetet sociale bëhet e ditur se e arrestuara është gruaja e ish ministrit Ljubco Balkovski i cili ka qene pjesë e qeverisë së zgjeruar të krijuar në maj të vitit 2001 dhe me mandat deri në vitin 2002.

E dyshuara është arrestuar ditën e mërkurë, pas një jave arrati.

Policia është në kërkim edhe të dyshuarës tjetër, e cila mendohet të jetë larguar jashtë vendit.

Të 10 të arrestuarit akuzohen se kanë mundësuar, duke bërë lëshime serioze në protokollin e sigurisë, grabitjen e 211 mijë eurove nga Posta e Çairit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *