Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski bëri thirrje për ndryshimin e formatit të bisedimeve për zgjidhjen e emrit

Gruevski bëri thirrje për ndryshimin e formatit të bisedimeve për zgjidhjen e emrit

2 gusht-
Megjithatë, theksoi, para nesh është një pengesë e madhe, e ajo është kontesti të cilin para 23 vitesh e hapi fqinji ynë jugor Greqia, e cila na bllokon në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Tani për tani, përkujtoi Gruevski, as ne në këto gati 7 vite, e as të tjerët në 16 vitet paraprake nuk arritën të gjejnë zgjidhje të cilën do ta pranojë Greqia.

Liberalizimi i vizave, dy konfirmimet e qarta të NATO-s se i kemi plotësuar kriteret për hyrje në Aleancë dhe katër raportet pozitive të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë dhe katër rekomandimet për datën për fillimin e negociatave për hyrjen e Maqedonisë në BE…. edhe ato janë fitore.

Këtë e theksoi kryeministri, Nikolla Gruevski sot në “Meçkin Kamen” në fjalimin para të pranishmëve me rastin e shënimit të 110 vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit dhe 69-vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së.

Megjithatë, theksoi, para nesh është një pengesë e madhe, e ajo është kontesti të cilin para 23 vitesh e hapi fqinji ynë jugor Greqia, e cila na bllokon në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Tani për tani, përkujtoi Gruevski, as ne në këto gati 7 vite, e as të tjerët në 16 vitet paraprake nuk arritën të gjejnë zgjidhje të cilën do ta pranojë Greqia.

“Kemi folur deri më tani shumë për atë se sa është e padrejtë, dhe sa është gjithçka jologjike dhe absurde. Por, duhet të përmendet se sot bisedat me Greqinë janë në një fazë mjaft të ndjeshme, gjegjësisht në një qorrsokak, në të cilën qëllimi i vetëm është të merret kohë. Refuzimi i bisedimeve dhe takimeve, pamundësia e ndërmjetësuesit për të caktuar takim elementar tek njëra palë është vetëm tregues për gjendjen në të cilën jemi”, theksoi kryetari i Qeverisë. Në këtë kontekst pyet se si të zgjidhim kontest nëse nuk bisedojmë, nëse vazhdimisht si përgjigje marrim reagime klishe dhe teza vetëm se të dëgjuara, si të zgjidhim kontest nëse askush përpos nesh nuk është i motivuar drejtpërdrejt ose i guximshëm që të kontribuojë që ky kontest të zgjidhet. Si ta zgjedhim kontestin, nënvizon kryeministri, kur për nisma konkrete nuk ka interesim.

“Le të ulemi dhe të bisedojmë. Edhe njëherë e shfrytëzoj këtë rast në këtë festë të madhe, ditë historike, që të bëj thirrje për formatin e bisedimeve për gjetjen e zgjidhjes, gjegjësisht bartës të ekipeve përgjegjëse të dy vendeve të jenë kryeministrat, dhe të përpiqemi bashkërisht të vijmë në ndonjë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, fjalën përfundimtare gjithsesi gjithmonë do ta kenë qytetarët në një referendum të organizuar dhe ky është obligim nga i cili asnjë politikan, parti ose individ nuk guxon t’i shmanget”, theksoi kryeministri Gruevski.

Ndryshe, tha ai, provokime ka pasur dhe do të ketë, edhe nga brenda edhe nga jashtë, por ne, është decid, i shohim dhe prej tyre nuk frikohemi, pasi që interesi i shtetit është para nesh.

Me qëllim të përshpejtimit të procesit të bisedimeve dhe me apel për fokusim më të madh në këtë çështje të të gjitha palëve të involvuara, Gruevski theksoi se është duke menduar t’i drejtohet organizatës së Kombeve të Bashkuara me qëndrimin, siç thamë për ndryshimin e formatit të bisedimeve, me çka do të ndiqej shembulli i Serbisë dhe Kosovës, në të cilat bisedime, krahas ndërmjetësuesit, do të merrnin pjesë të gjithë në mënyrë të drejtpërdrejt, në mënyrë intensive me ekipe dhe ekspertë nga vendi ynë

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *