Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Me listën zgjedhore Zaev fitoi në Strumicë, LSDM-ja shmang zgjedhjet

Gruevski: Me listën zgjedhore Zaev fitoi në Strumicë, LSDM-ja shmang zgjedhjet

31 gusht-Kryetari i Qeverisë shtoi se mund të pranojnë edhe kërkesa të tjera të partisë opozitare dhe ndryshimin e legjislativës zgjedhore, por se ajo gjithmonë do të gjejë mënyrë që të shmangë zgjedhjet.

Problemi nuk është me listën zgjedhore, sepse më të Zoran Zaev fitoi në Strumicë në zgjedhjet lokale, LSDM-ja ekskivon zgjedhje, përndryshe përse nuk i pranoi ato uikendin kur iu ofruan, tha kryeministri Nikolla Gruevski duke e kometuar deklaratën e kryetarit të LSDM-së se do të shkojnë në zgjedhje vetëm me pastrimin e listës zgjedhore.

Kryetari i Qeverisë shtoi se mund të pranojnë edhe kërkesa të tjera të partisë opozitare dhe ndryshimin e legjislativës zgjedhore, por se ajo gjithmonë do të gjejë mënyrë që të shmangë zgjedhjet.

“Gjithçka që është ofruar, edhe ajo që është pjesë e rekomandimeve të OSBE-së do të pranohet, por kjo aspak nuk është vendimtare për zgjedhjet. Ne nga viti 2006 e deri tani në mënyrë dramatike e përmirësuam Ligjin për zgjedhje, duke e shqyrtuar katër herë, edhe pse edhe në vitin 2006 aspak nuk ishte i keq ligji, ne atëherë fituam si opozitë në zgjedhje. Domethënë nuk e ka fajin ligji. Ende nuk kemi ligj ku LSDM-ja duhe të fitojë zgjedhjet me çdo lloj kushti, madje edhe populli të mos e dëshirojë këtë” tha kryeministri Gruevski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *