Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Ose raporti për 24 dhjetorin ose zgjedhje

Gruevski: Ose raporti për 24 dhjetorin ose zgjedhje

25 Gusht… Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski sonte përmes një fjalimi publik tha se vendi gjendet përpara dy alternativave

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski sonte përmes një fjalimi publik tha se vendi gjendet përpara dy alternativave, ose të votohet raporti për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar ose vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 13 tetor.

Ai këtë ofertë i`a bëri partisë më të madhe opozitare Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM). Gruevski i bëri thirrje opozitës të votojnë çfarëdo raporti, për të mos humbur vendi rekomandimin për anëtarësim në BE dhe caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim. Ai akuzoi se tërë faji për mosuksesin e negociatave i takon opozitës apo siç nënvizoi ish-liderit socialdemokrat Branko Cërvenkovski.

Gruevski ofroi që raporti të votohet me mbivotim, duke nënvizuar se LSDM ka tre anëtarë në Komisionin anketues për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit. Ai gjithashtu theksoi se nëse këtë raport nuk do të votojë kryetari në dorëheqje Borçe Davitkovski, ai ofroi që të zgjidhet kryetar i ri i komisionit nga radhët e LSDM. “Jemi të gatshëm për kryetar të komisionit të pranojmë edhe vetë Cërvenkovskin apo Makradulin apo cilindo ata që duan. Në këtë mënyrë, LSDM do të ketë raport ashtu siç dëshirojnë, dhe Maqedonia do të çlirohet nga kërcënimi për humbjen e rekomandimit. Kuptohet, se për një pjesë të madhe të opinionit ku do të ishte një raport partiak, por me rëndësi është që vendi nuk do të humb rekomandimin”, theksoi Gruevski.

Sipas tij, në rast se kjo do të jetë e papranueshme për LSDM, atëherë propozojmë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Gruevski tha atëherë valid do të jetë versioni i raportit, i asaj partie që do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme.

“13 tetori është dita e fundit, e diel para 16 tetor, kur do të mbërrijë raporti nga Komisioni Evropian. Të hënën është dita e fundit kur mund të shpërndahet Parlamenti dhe të mbahen zgjedhjet para raportit të publikuar. Presim përgjigje të qartë menjëherë, dhe më së voni deri nesër. Ato zgjedhje kanë kuptim në rast se mbahen vetëm para raportit”, theksoi Gruevski. Ai bëri porosi, që ose të votohet raporti në pjesën e kualifikimeve juridike ose të shkohet në zgjedhje dhe të vendos populli.

Gruevski ka thënë se më 24 dhjetor, partia e tij VMRO-DPMNE dhe pushteti nuk dëshiruan që të shkelet kushtetuta dhe se atë ditë ishte mbrojtur Kushtetuta dhe rendi shtetëror, derisa siç tha ai LSDM kishte synim grushtetin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *