Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski tërhiqet: firmosje e raportit, jo zgjedhjeve

Gruevski tërhiqet: firmosje e raportit, jo zgjedhjeve

26 gusht-“Në interes të shtetit ne si parti do të votojmë dhe firmosim raportin e komisionit anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit, ashtu siç dëshiron LSDM. Në rast se pas kësaj konference timen LSDM deri nesër ka mëdyshje, ne jemi këtu dhe jemi të gatshëm edhe për zgjedhje. Vetëm le të lajmërohen”, theksoi Gruevski

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski theksoi mbrëmë se heq dorë nga propozimi për zgjedhje të parakohshme dhe se do të votojë raportin për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar, për shkak, sipas tij, interesave shtetërore.

“Në interes të shtetit ne si parti do të votojmë dhe firmosim raportin e komisionit anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit, ashtu siç dëshiron LSDM. Në rast se pas kësaj konference timen LSDM deri nesër ka mëdyshje, ne jemi këtu dhe jemi të gatshëm edhe për zgjedhje. Vetëm le të lajmërohen”, theksoi Gruevski, mbrëmë në një konference me gazetarët, pasi që opozita maqedonase dhe partia shqiptare në pushtet BDI hodhi poshtë propozimin për shpërndarjen e Parlamentit dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Gruevski dy ditë më parë nxorri dy alternativa për vendin duke theksuar se ose duhet të miratohet raporti për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar në Parlamentin e Maqedonisë, ose vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, edhe ate më 13 tetor, tre ditë para shpalljes së raportit të progresit nga Komisioni Evropian, që rrezikon rekomandimin për statusin e vendit kandidat.

Por, kryeministri pas përgjigjes nga opozita dhe BDI se nuk janë për zgjedhje, tha se në interes të shtetit do të kthejë shpinën dhe do të votojë e firmos të gjitha. “Ata nëse nuk munden të gëzohen në rezultate të zgjedhjeve, atëherë le të gëzohen të paktën në këtë raport për 24 dhjetorin”, deklaroi Gruevski.

Dy partitë më të mëdha politike VMRO-DPMNE dhe LSDM pritet që të miratojnë marrëveshjen dhe raportin për zgjidhjen e ngërçit të krijuar nga incidentet e dhunshme në Parlament në 24 dhjetorin e kaluar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *