Home / Lajme / Rajon / Hetime për vrasjet e Xhemajl Mustafës, Tahir Zemaj e të tjerëve

Hetime për vrasjet e Xhemajl Mustafës, Tahir Zemaj e të tjerëve

24 gusht-Siç ka shkruar sot gazeta “Koha Ditore”, Besnik Hasani, Shpend Qerimi dhe Shkumbin Mehmeti kanë fituar statusin e dëshmitarit. Të tre janë të dënuar me burgim mbi 30 vjet. Hasani dhe Qerimi kanë qenë policë, ndërsa Mehmeti i dënuar për vrasjen e një polici të UNMIK-ut.

Tre dëshmitarë bashkëpunues janë duke ju dhënë dëshmi prokurorëve të EULEX-it për krime të rënda, siç janë vrasjet e pasluftës të cilësuara si vrasje “politike”.

Siç ka shkruar sot gazeta “Koha Ditore”, Besnik Hasani, Shpend Qerimi dhe Shkumbin Mehmeti kanë fituar statusin e dëshmitarit. Të tre janë të dënuar me burgim mbi 30 vjet. Hasani dhe Qerimi kanë qenë policë, ndërsa Mehmeti i dënuar për vrasjen e një polici të UNMIK-ut.

Ata kanë filluar të japin dëshmi për krime të kryera në rajonin e Prishtinës dhe në Rrafshin e Dukagjinit.

Burime nga procesi kanë thënë se dëshmitarët janë ofruar vetë në dispozicion për të dëshmuar për krimet.

Burime të Kohës Ditore thonë se prokurorët besojnë se me këto dëshmi mund të zbardhen vrasja e Xhemajl Mustafës, Tahir Zemajt, Rexhep Lucit e të tjera. Që të tre të dënuarit, së bashku me Enver Sekiraçën, janë duke i vuajtur dënimet e tyre në pavijonin e sigurisë së lartë, të ndërtuar së voni për dëshmitarë bashkëpunues të dënuar.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *