Home / Lajme / Maqedoni / Homazhe në Sllupçan në nderim të dëshmorëve të UÇK-së (VIDEO)

Homazhe në Sllupçan në nderim të dëshmorëve të UÇK-së (VIDEO)

13 Gusht – Në 12 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, metëcilën iu dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001, sot në kompleksin e dëshmorëve në Sllupçan, zyrtarë të lartë qeveritarë, deputetë, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të tjerë, bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë.

Ky përvjetor përkon me përvjetorin e përfundimit të luftërave ballkanike si dhe 80 vjetorin e vrasjes së Hasan Prishtinës tha zëvendës kryeministri Qeverisë, Musa Xhaferi, i cili më tej shtoi:
“ Kjo datë përkon me përvjetorin e përfundimit të luftërave ballkanike, por është një koincidencë me 80 vjetorin e vrasjes së Hasan Prishtinës i vrarë, më 13 gusht të vitit 1933. Ne me këtë rast përulemi para dëshmorëve, të cilët janë dëshmia më e fortë se shqiptarët kanë luftu për liri, demokraci dhe tëjenë të sigurt[ të jetojnë në trojet e tyre si gjithë popujt e ballkanit. Mekëtë rast bëjmë ftesë që të rikthejmë kujtesën e të investojmë në paqe përarsye se luftërat ballkanike dhe popujt e Ballkanit kanë qenë vazhdimisht në luftëra të përgjakshme dhe është derdhur gjaku. Ne do ti përkujtojmë në mënyrë institucionale, në emër të Qeverisë, Parlamentit, pushtetit lokal dhe shoqatave, për arsye se këto dhanë më të shenjtën, jetën, që gjeneratat e ardhshme të jetojnë të lira, të arsimuara, përparuara dhe të integruara me popujt e civilizuar të Evropës”.

Më pas të gjithë të pranishmit bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve duke përkujtuar edhe njëherë veprën e të gjithë të rënëve në altarin e lirisë gjatë konfliktit të armatosur gjatë vitit 2001. Me këtë rast homazhe janë bërë edhe në Haracinë dhe në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *