Home / Lajme / Maqedoni / Homazhet në Sllupçan, banorët kundër

Homazhet në Sllupçan, banorët kundër

12 gusht-Banorët thonë se arsye për revoltën e tyre është statusi i pandryshuar, gjendja e rëndë në të cilën gjendet fshati e sidomos familjet e dëshmorëve në këtë rajon. Ata ankohen për mungesë të ujit për pije, lënien në harresë të ligjit për të drejta të veçanta për invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve dhe mos vendosjen e lapidarit për dëshmorët, të premtuar që nga viti 2004.

Ish ushtarët e UÇK-së dhe banorët e fshatit Sllupçan janë shprehur sot kundër ardhjes së funksionarëve shqiptarë për homazhe në varrezat e dëshmorëve. Banorët thonë se arsye për revoltën e tyre është statusi i pandryshuar, gjendja e rëndë në të cilën gjendet fshati e sidomos familjet e dëshmorëve në këtë rajon. Ata ankohen për mungesë të ujit për pije, lënien në harresë të ligjit për të drejta të veçanta për invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve dhe mos vendosjen e lapidarit për dëshmorët, të premtuar që nga viti 2004.

Megjithatë zv/kryeministri Musa Xhaferri tha se BDI edhe këtë vit do të vazhdojë nderimin e dëshmorëve të rënë në konfliktin e vitit 2001 në të gjitha rajonet kritike, përfshi këtu edhe Sllupçanin.

“Praktika e nderimit të dëshmorëve nga ministrat e mbrojtjes dhe funksionarë të tjerë shtetërorë filloi me përkuljen e Fatmir Besimit të një viti më parë kur kryente detyrën e Ministrit të Mbrojtjes. Veprimi i tillë i Besimit, e ne veçanti nderimi nga pjesëtarët e uniformuar të ARM-së shkaktoi acarim të marrëdhënieve mes partnerëve të koalicionit qeveritar, që kulminuan me propozim ligj të ri për ‘Branitellat’ nga VMRO DPMNE, i cili u bllokua që në komision” tha Musa Xhaferri, zv/kryeministër.ALSAT-M

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *