Home / Sport / Humb Shkëndija, barazon Renova

Humb Shkëndija, barazon Renova

Në përballjen ku vendasit prezantuan sponsorin e ri dhe shënuan hapjen e një historie të re, mungesa e futbollistëve kryesorë dhe prania e shumë futbollistëve të rrinjë e pa përvojë, bëri që kundërshtari të rëmbejë tre pikët.

Starti i sezonit të ri në edicionin e 22-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë solli disfatë bindëse të Shkëndijës në Tetovë, e cila u mund 0:3 nga Horizont Turnova. Në përballjen ku vendasit prezantuan sponsorin e ri dhe shënuan hapjen e një historie të re, mungesa e futbollistëve kryesorë dhe prania e shumë futbollistëve të rrinjë e pa përvojë, bëri që kundërshtari të rëmbejë tre pikët. Shkëndija luajti mirë në fushë, deri sa kishte forcë dhe në pjesën e parë u kanos disa herë, me Selmanin që kishte rastin më të mirë, por Dimovski ruajti portën e tij. Shkëndija lujati mirë deri sa kishte forcë, ndërsa në minutën e 71, Horizonti avanson 1:0, pasi Baldovaliev mposhti Veliin. Në minutën e 82-të, Veli shkakton penalti ndaj Bllazhevskit, ndërsa i njëjti futbollist shënon për 2:0. Në minutën e fundit të takimit, Baldovaliev me golin e dytë personal vendos rezultatin final Shkëndija 0, Horizonti 3. Renova kthehet me një pikë nga transferta me Napredokun në Kërçovë. Izair Emini në pjesën e parë i dha epërsi Renovës, mirëpo në fraksionin e dytë vendasit arrijnë të barazojnë me anë të Mojsovskit për rezultat final 1:1. Gostivari ka debutuar me disfatë në Ligën e Parë, pasi u mund në teren vendas me rezultat 0:1 nga Bregallnica. Edhe Euromilku nisi me humbje në elitë, pasi pësoi 1:0 në transfertën me Pelisterin. Metalurgu dhe Rabotniçki barazuan pa gola, ndërsa Vardari me fitore 4:1 ka nisur sezonin e ri, pasi deklasoi Makedonija Gj.P.

Rezultatet:
Shkëndija-Horizont T. 0:3
Napredoku-Renova 1:1
Gostivari-Bregallnica 0:1
Pelisteri-Euromilk 4:1
Metalurgu-Rabotniçki 0:0
Vardari-Makedonija Gj.P. 4:1

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *