Home / Sport / Humbet City, fiton Tottenham

Humbet City, fiton Tottenham

Nënkampioni i Anglisë, Manchester City ka pësuar humbje turpëruese nga debutuesi i këtij viti në Premier Ligë, Cardiff City të cilët i kanë mposhtur “Citizens” me rezultat 3-2.

Në pjesën e parë nuk pati gola të shënuar por në pjesën e dytë u shënuan 5 sosh.

City ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Dzekos në minutën e 52-të, por Cardiff të prirë edhe nga tifozët vendas arritën që të kthejnë rezultatin dhe të nxjerrin pikë të plota.

Rezultatin e barazojë Gunnarson në minutën e 60 përderisa dy golat e fitores i shënojë Campbell duke shënuar në minutën e 79 dhe 87.

City e ngushtojë epërsinë në minutat shtesë të takimi me anë të Negredo që shënojë një gol në minutën e 92-të të takimit por City nuk arriti që ta fitojë takimin.

Ndërkaq, skuadra londineze Tottenham Hotspurs shënojë fitore minimale kundër skuadrës tjetër nga Wales, Swansea me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënojë Soldado në minutën e 58 nga penalltia, që ishte një penallti e dyshimtë për shkak se dukej qartë që Townsend ka simuluar brenda zonës së rreptësisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *