Home / Sport / Ibraimi ‘tund’ bullgarët

Ibraimi ‘tund’ bullgarët

“Me rëndësi mbetet fitorja që ngren moralin e ekipit edhe pse në lojë mbeten shumë gjëra për tu përmirësuar. Gjithsesi ne nxorëm dicka nga kjo ndeshje, shënuam gol pas katër takimeve, fituam pas katër disfatave dhe që është më me rëndësi me atmosferë pozitive do të presim përballjet kualifikuese në shtator me Skocinë dhe Uellsin”, deklaroi pas ndeshjes me Bullgarinë, tetovari Agim Ibraimi.

Maqedonia ka mundur Bullgarinë me rezultat 2:0 në një takim kontrollues të zhvilluar të mërkurën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Me këtë është ndërprerë seria negative e Maqedonisë që kishte katër humbje me rradhë, ndërsa nuk kishte shënuar gol katër ndeshje e gjysë, nëse llogaritet fakti se goli i fundit ishte në miqësoren e fituar 3:0 me Danimarkën, kur Maqedonia kishte shënuar të tre golat në pjesën e parë. Kështu, prej atëherë kombëtarja e Maqedonisë nuk shënonte gol 4 ndeshje me rradhë, duke humbur nga Belgjika (0:2 dhe 1:0), Suedia (1:0) dhe Norvegjia (2:0). Ka qenë ‘super Ibra’ tetovar që ka ndërprerë ‘agjërimin’ e gjatë të Maqedonisë, duke shënuar nga pika e bardhë golin e epersisë për kombëtaren në miqësoren me Bullgarinë, para se më vonë Trajkovski të vendoste rezultatin final. Takimi nisi me matje të forcave, me Maqedoninë që pati kanosjen e parë me anë të Jahovicit. Bullgarët në vazhdim ishin më dominues në teren dhe vazhdimisht kërkonin shansin për të shënuar, madje duke krijuar tre katër raste të mira, që mbetën të pashfrytëzuara vetëm falë mbrojtjeve brvuroze të portierit Pacovski. Në pjesën e dytë Maqedonia tentoi të shfrytëzojë terenin vendas dhe kërkonte të dominojë, ndërsa në këtë drejtim u ndihmua nga futbollisti i Barcelona B, David Babunski që me inkuadrimin në lojë në pjesën e dytë, ngjalli lojën e kombëtares vendase. Në debutimin e tij, Babunski solli disa lëvizje magjike në teren, duke bërë në momente të caktuara që futbollistët bullgar të duken si fëmijë pranë tij edhe pse bëhet fjalë për futbollist 19 vjecar. Mirëpo kjo përballje nuk mund të kalonte pa lënë shenjë futbollisti më i mirë i Maqedonisë Agim Ibraimi. Ishte minuta e 82-të kur Ristovski depërton në zonë dhe ndalet në mënyrë të parregullt duke fituar penalti. Ibraimi mori përgjegjësinë dhe në stilin e tij të njohur me qetësi maksimale shënon për epërsi të kombëtares së Maqedonisë. Të ‘shkundur’ nga goli i pranuar, bullgarët tentuar në rrikthehen, mirëpo pranuan goditjen e dytë vetëm katër minuta më vonë kur Trajkovski depërton me shpejtësi dhe pa problem realizon për 2:0. “Me rëndësi mbetet fitorja që ngren moralin e ekipit edhe pse në lojë mbeten shumë gjëra për tu përmirësuar. Gjithsesi ne nxorëm dicka nga kjo ndeshje, shënuam gol pas katër takimeve, fituam pas katër disfatave dhe që është më me rëndësi me atmosferë pozitive do të presim përballjet kualifikuese në shtator me Skocinë dhe Uellsin”, deklaroi pas ndeshjes me Bullgarinë, tetovari Agim Ibraimi, i cili pas Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë, tani shënoi edhe në rrjetë të kombëtares së Bullgarisë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *