Home / Lajme / Maqedoni / Intervenim i katarakës edhe në Tetovë, Shtip, Manastir dhe Prilep

Intervenim i katarakës edhe në Tetovë, Shtip, Manastir dhe Prilep

12 gusht-Kjo masë e re për avancim të oftalmologjisë është me qëllim të përforcimin rajonal të kapaciteteve të reprarteve për sy. Numri i operacioneve do të rritet për 600-700, ndërsa njëkohësisht, thotë ministri, do të arrihet ulje e listave për pritje në të gjitha repartet për sy, posaçërisht në Shkup, si dhe marrje të shërbimit shëndetësor në afërsi të vendi ku jeton.

Nga 500 në 1.200 do të rritet numri i intervenimi për kataraktë deri në fund të vitit në disa qytete edhe atë në Tetovë, Manastir, Shtip, Prilep dhe Strumicë, si dhe në Shkup, ndërsa njëkohësisht zvogëlohet edhe koha për pritje për intervenim, informoi sot në konferencën për shtyp ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov.

Kjo masë e re për avancim të oftalmologjisë është me qëllim të përforcimin rajonal të kapaciteteve të reprarteve për sy. Numri i operacioneve do të rritet për 600-700, ndërsa njëkohësisht, thotë ministri, do të arrihet ulje e listave për pritje në të gjitha repartet për sy, posaçërisht në Shkup, si dhe marrje të shërbimit shëndetësor në afërsi të vendi ku jeton.

Todorov tha se për operim të kataraktës pritet prej tre deri gjashtë muaj, ndërsa intenca është që kjo periudhë të zvogëlohet në rreth dy muaj.

Në listën e pritjes për këtë intervenim në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” në Shkup ka 1.000 pacientë nga të gjitha pjesët e vendit, ndërsa në Klinikën universitare në mesatare në vit ka 1.200 operime të kataraktës.

Ministri Todorov theksoi se nga 200 intervenim më shumë do të realizohen në Tetovë, Shtip dhe Prilep. Atje ku do të ketë nevojë do të operojnë mjekë nga Shkupi. Në Strumicë, ku deri më tani janë realizuar intervenime të këtilla, është planifikuar që të realizohen 100.

Pacientët të cilët veçmë kanë caktuar operim të kataraktës në spitalet e Shkupit, ndërsa janë nga qytetet e cakura përmes thirrjes telefonike do të kontaktohen dhe do të informohen për kohën dhe qytetin kur do t’u realizohet intervenimi. Megjithatë, thotë ministri i Shëndetësisë, pacientë ka të drejtë që vetë të zgjedhë se ku do të operohet.

Mjekët mund ta realizojnë operacionin edhe në kuadër veprimtarisë së tyre plotësuese, ndërsa kjo pacientit do t’i kushtojë 46.300 denarë, nga të cilat, siç tha Todorov, 14.630 janë për ekipin i cili e realizon intervenimin.MIA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *