Home / Lajme / Maqedoni / Itali, humb jeten nje 19 vjecar nga Gostivari

Itali, humb jeten nje 19 vjecar nga Gostivari

16.08.2013 . Alil Avdiu humb jeten pas perplasjes se vetures se tij me nje shtylle elektrike

Shëtitja në natyrë me makinë ka qenë fatale për një grup të rinjsh në Itali, në mesin e të cilëve edhe 19 vjeçari nga qyteti i Gostivarit, Alil Avdiu i cili ka ngelur i vdekur në një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur të enjten në orët e mëngjesit, kurse bashkë më atë jetën e humbi edhe 15 vjeçarja Verdes Beatrice me prejardhje rumune nga Gjeorgjia. Në makinë ishin edhe një 20 vjeçare nga Italia, e cila mësohet se është e shtrirë në Spital dhe po lufton me vdekjen. Mjekët thonë se gjasat për të shpëtuar janë shumë të vogla. Të rinjtë kishin dal të shëtisnin me veturën Fiat Punto e cila ishte në pronësi të nënës së të ndjerit nga Gostivari. 19 vjeçari ishte gjetur disa metra larg vendndodhjes së aksidentit diku afër një druri. Siç raportojnë mediat italiane, në një moment vetura ka devijuar nga rruga dhe është përplasur për një shtyllë të rrymës elektrike. Nga përplasja e fuqishme, makina është ndarë në dyshë. I riu nga Gostivari jetonte në Serra de Conti të Italisë. Sipas mediave italiane, të rinjtë kishin dalë për të shëtitur dhe për tu dëfryer. Pas makinës të përmbysur ndodheshin edhe dy makina tjera me mërgimtarë shqiptar nga Maqedonia.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *