Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Askush në Maqedoni nuk ka të drejtë t’i mbajë peng përparimin dhe zhvillimin e vendit

Ivanov: Askush në Maqedoni nuk ka të drejtë t’i mbajë peng përparimin dhe zhvillimin e vendit

27 gusht-
Nga ana tjetër, presidenti Ivanov e përshëndeti sjelljen e matur, pjekurinë e treguar, maturinë dhe lëshimet e bëra, me qëllim që të mbrohen interesat shtetërore dhe interesat e qytetarëve, të cilën çdoherë dinë të dallojnë se kush punon në interes të tyre.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në takimin e sotëm me prof. Borçe Davitkovski, kryetarin në dorëheqje të komisionit ad-hok për ndriçimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar, e përshëndeti nënshkrimin e raportit dhe shprehu pritjet e tij se rekomandimet nga raporti i komisionit do të zbatohen në mënyrë konsekuente.

Në bazë të informatave të marra nga kryetari i komisionit ad-hok, presidenti Ivanov shprehu keqardhje për kohën e humbur dhe mënyrën në të cilën u arrit marrëveshja rreth raportit përfundimtar.

Nga ana tjetër, presidenti Ivanov e përshëndeti sjelljen e matur, pjekurinë e treguar, maturinë dhe lëshimet e bëra, me qëllim që të mbrohen interesat shtetërore dhe interesat e qytetarëve, të cilën çdoherë dinë të dallojnë se kush punon në interes të tyre.

Presidenti i Maqedonisë bën thirrje për konsensus nacional lidhur me qëllimet dhe prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë. Në atë drejtim, presidenti Ivanov bën thirrje që njëherë e përgjithmonë të ndërpriten politikat destruktive, politikat e ultimatumeve dhe shantazhimeve dhe vendosjen e interesave të ngushta partiake dhe inetresave të individëve, mbi interesat e shtetit dhe të qytetarëve.

Sipas presidentit Ivanov, askush në Republikën e Maqedonisë nuk ka të drejtë dhe nuk guxon që për çfarëdo interesi t’i mbajë peng përparimin dhe zhvillimin e shtetit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *