Home / Lajme / Maqedoni / Janakieski: Në pikat pagesore është vendosur mundësia për pagesë edhe me monedha

Janakieski: Në pikat pagesore është vendosur mundësia për pagesë edhe me monedha

5 gusht-Ai shtoi se institucionet kompetente e ndjekin gjendjen vazhdimisht dhe se në afat të gjatë me procedurën për modernizimin e pikave pagesore është paraparë zgjerimi i tyre dhe vendosja e formave të ndryshme të pagesës, me përjashtimin e faktorit njeri. Procedura zbatohet bashkë me BERZH-in dhe ka përfunduar faza e parë. Deri në fund të vitit pritet të zgjidhet një operator.

Për ngecjen në komunikacion te pika pagesore në autostradën Kumanovë-Shkup e shkaktuar nga turma gjatë pagesës, prej dje është vendosur mundësia për pagesë edhe me monedha dhe hapen më shumë dalje në drejtimet ku ka më shumë automjete.

Këtë e njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në një konferencë shtypi në aeroportin “Aleksandri i Madh”.

Sipas Janakieskit, gjatë dy ditëve të kaluara ka pasur numër shumë të madh të automjeteve, ndërsa në afat të gjatë ndërmerren aktivitete për tejkalimin e gjendjeve të tilla.

“Në opinion doli informacioni se nuk është mundësuar pagesa në pikat pagesore me euro. Kjo është mundësuar, por problem ishte se nuk janë pranuar monedha hekuri. Që dje edhe kjo është vendosur si mundësi që të mos paraqesë ngecje. Gjithashtu, mundësuam nga pesë pika pagesore katër të hapen për destinacionet ku ka numër të madh automjetesh. Këto dy ditë pati një numër të madh automjetesh si asnjëherë deri më tani në 15 vitet e fundit dhe prandaj pati ngecje të këtillë”, tha Janakieski.

Ai shtoi se institucionet kompetente e ndjekin gjendjen vazhdimisht dhe se në afat të gjatë me procedurën për modernizimin e pikave pagesore është paraparë zgjerimi i tyre dhe vendosja e formave të ndryshme të pagesës, me përjashtimin e faktorit njeri. Procedura zbatohet bashkë me BERZH-in dhe ka përfunduar faza e parë. Deri në fund të vitit pritet të zgjidhet një operator.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *