Home / Sport / Janevski shpall listën anti-Bullgari

Janevski shpall listën anti-Bullgari

“Kjo është kontrolla e fundit para ndeshjeve kualifikuese me Uellsin dhe Skocinë në shtator dhe edhe pse në këtë periudhë gjithë skuadrat janë në fazën përgatitore, ne kemi ftuar vetëm futbollistë që kanë minutazh në skuadrat e tyre. Shpresoj që të gjithë të kapim seriozisht këtë ndeshje nga e cila nuk pres vetëm lojë të mirë, por edhe rezultat pozitiv, që do të ndihmonte në ngirtjen e vetëbesimit para ndeshjeve kualifikuese që në presin në muajin shtator”, deklaroi trajneri i kombëtares së Maqedonisë, Çedomir Janevski.

Seleksionuesi i kombëtares së futbollit të Maqedonisë Çedomir Janevski, ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë në përballjen kontrolluese me Bullgarinë, e cila do të zhvillohet më 14 gusht në Shkup. Për herë të parë pas një kohe të gjatë në kombëtaren e Maqedonisë ftohet vetëm një shqiptar, Agim Ibraimi, pa të cilin s’mund të mendohet formacioni i ekipit përfaqësues. Mungon Muhamet Demiri që është i lënduar, ndërsa Ferhan Hasani ka patur pauzë për shkak të gripit dhe i njëjti nuk është i përgatitur si duhet. Duke patur parasysh se përballja me Bullgarinë është testi fundit para vazhdimit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, Janevski ka grumbulluar futbollistë të konfirmuar, të cilët para se gjithash janë standard në skuadrat e tyre. Për herë të parë në kombëtaren A të Maqedonisë thiret David Babunski që luan me Barcelona B, ndërsa nga kampionati vendor është thirur golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, Jovan Kostovski nga rradhët e Vardarit. “Kjo është kontrolla e fundit para ndeshjeve kualifikuese me Uellsin dhe Skocinë në shtator dhe edhe pse në këtë periudhë gjithë skuadrat janë në fazën përgatitore, ne kemi ftuar vetëm futbollistë që kanë minutazh në skuadrat e tyre. Në këtë përballje nuk mund të eksperimentojmë, si që bëmë kundër Suedisë dhe Norvegjisë në qershor, prandaj të gjithë duhet ta mërim me seriozitet maksimal. Kam grumbulluar 18 futbollistë dhe 3 portierë, ndërsa kisha kontakte me shumë futbollistë që kanë ndruar skuadra në këtë periudhë. Me të gjithë arrita të kontaktoj, në përjashtim të Goran Popovit, të cilin edhe përkundër tentimeve të mija dhe të sekretarit teknik Gjurçinovski, për fat të keq nuk arritëm ta kontaktojmë. Kemi futbollistë të rinjë në mes të cilëve edhe debutantin David Babunskin, ndërsa në kombëtare rrikthejmë Stefan Spirovskin. Nga kampionati vendor kemi ftuar Kostovskin. Shpresoj që të gjithë të kapim seriozisht këtë ndeshje nga e cila nuk pres vetëm lojë të mirë, por edhe rezultat pozitiv, që do të ndihmonte në ngirtjen e vetëbesimit para ndeshjeve kualifikuese që në presin në muajin shtator”, deklaroi trajneri i kombëtares së Maqedonisë, Çedomir Janevski. Përballja miqësore Maqedoni-Bullgari zhvillohet më 14 gusht në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.

Portierë:
Tome Paçovski (Mehelen-Belgjikë)
Kristian Naumovski (Dinamo B. – Rumani)
Darko Tofiloski (Koshice – Sllovaki)

Mbrojtje:
Aleksandar Todorovski (Shturm – Austri)
Daniel Georgievski (Steaua – Rumani)
Stefan Ristovski (Latina – Itali)
Nikoll­çe Noveski (Majnc – Gjermani)
Vançe Shikov (Volin – Ukrainë)
Daniel Mojsov (Bran – Norvegji)
Daniel Ivanovski (Mjalbi – Suedi)

Mesfushë
Ostoja Stjepanoviq (Visla Krakov – Poloni)
Stefan Spirovski (Borac – Serbi)
Nikolla Gligorov (Khazar Lakaran – Azerbejxhan)
David Babunski (Barcelona B – Spanjë)

Sulm
Aleksandar Trajkovski (Zlute – Belgjikë)
Agim Ibraimi (Maribor – Slloveni)
Ivan Tri­çkovski (Beveren – Belgjikë)
Mirko Ivanovski (Astra – Rumani)
Goran Pandev (Napoli – Itali)
Adis Jahoviq (Vil – Zvicër)
Jovan Kostovski (Vardar – Maqedoni)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *