Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska: Gjendja e sigurisë në Maqedoni stabile

Jankullovska: Gjendja e sigurisë në Maqedoni stabile

10 gusht-“Për momentin mundem vetëm të përsëris, gjegjësisht të konfirmoj se gjendja e sigurisë në Maqedoni është stabile ndërsa shërbimet kompetente për sigurinë shtetërore e kryejnë punë e tyre”, nënvizoi Jankullovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës së Kapitenisë së Ohrit.

Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim dhe shërbimet e sigurisë të RM-së janë në kondicion të jashtëzakonshëm dhe në mënyrë të shkëlqyer e kryejnë punën e tyre, i ndjekin të gjitha situatat dhe dukuritë në vend, rajon dhe më gjerë, deklaroi sot ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.

“Për momentin mundem vetëm të përsëris, gjegjësisht të konfirmoj se gjendja e sigurisë në Maqedoni është stabile ndërsa shërbimet kompetente për sigurinë shtetërore e kryejnë punë e tyre”, nënvizoi Jankullovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës së Kapitenisë së Ohrit.

MPB-ja, tha se, vepron me kujdes, mban llogarit për sigurinë e territorit në tërë shtetin dhe në këtë drejtim, për rreziqet dhe sfidat eventuale në kohë i informon qytetarët.

Lidhur me shënimin e linjës kufitare të Liqenit të Ohrit, ministrja informon se kjo është kompetencë primare e MPJ-së por në ekip participon edhe MPB-ja.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *