Home / Lajme / Maqedoni / Jemi këtu, jemi e tanishmja’ është porosia për Ditën ndërkombëtare të të rinjve (VIDEO)

Jemi këtu, jemi e tanishmja’ është porosia për Ditën ndërkombëtare të të rinjve (VIDEO)

12 Gusht – “Ka mjaft hapësirë për të rinjtë që në mënyrë më aktive të përfshihen në mundësitë punuese në Republikën e Maqedonisë. Në vitet e fundit, veçanërisht në periudhën e krizës, ka sinjale trend pozitive se në tregun e punës në raport të numrave. Por, kjo nuk do të thotë se është dinamikë e mjaftueshme, rritja jonë duhet të jetë edhe më e madhe”, tha zëvendëskryeministri Besimi dhe u bëri thirrje të rinjve që në mënyrë aktive në mënyra të ndryshme të marrin pjesë në procesin evropian të shtetit.

Liderët në shoqëri, në të gjitha sektorët të përkushtohen në ndërtimin e partneriteteve me të rinjtë, duke u mundësuar ndërtimin e aftësive, resurseve dhe rrjeteve të cilat u janë të nevojshme, duke i inkurajuar të jenë agjentë të ndryshimeve në bashkësitë e tyre.

Kjo është porosia që e dërgoi Ivana Davidovska, kryetare e Këshillit rinor kombëtar i Maqedonisë, sot në konferencë për shtyp me rastin e 12 gushtit, Dita ndërkombëtare e të rinjve.

“Ne jemi këtu, jemi e tashmja dhe i kemi të gjitha njohuritë dhe kompetencat nga sfera të ndryshme që të mund së bashku me të gjitha institucionet relevante ta bëjmë botën më të bukur”, theksoi ajo.

Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Fatmir Besimi me këtë rast u bëri thirrje të rinjve të jenë më aktivë dhe më konkurrues sepse, tha mes tjerash, ata janë perspektiva dhe ardhmëria e Republikës së Maqedonisë. Sipas të dhënave të fundit statistikore, informoi ai, të rinjtë prej 15 deri në 24 vjet marrin pjesë në popullatën e përgjithshme aktive me rreth 10 për qind, nga gjithsej të punësuarit janë 6,7 për qind, përderisa 18 për qind nga numri i përgjithshëm i të papunëve në Republikën e Maqedonisë.

“Ka mjaft hapësirë për të rinjtë që në mënyrë më aktive të përfshihen në mundësitë punuese në Republikën e Maqedonisë. Në vitet e fundit, veçanërisht në periudhën e krizës, ka sinjale trend pozitive se në tregun e punës në raport të numrave. Por, kjo nuk do të thotë se është dinamikë e mjaftueshme, rritja jonë duhet të jetë edhe më e madhe”, tha zëvendëskryeministri Besimi dhe u bëri thirrje të rinjve që në mënyrë aktive në mënyra të ndryshme të marrin pjesë në procesin evropian të shtetit.

Petra Andersopn nga Delegacioni i BE-së në konferencën për shtyp mes tjerash apeloi duke thënë se BE-ja ka rëndësi të madhe për të rinjve dhe ardhmërinë e tyre, ata të jenë pasivë në ballafaqimin me sfidat, të jenë kreativë, të kenë mendje të hapura të cilat do të funksionojnë në qëllime shumë më të mëdha, ndërsa BE-ja do të vazhdojë të punojnë me këtë shtet.

Këtë vit festa e Ditës ndërkombëtare e të rinjve është në shenjën e migrimit rinor. Në botë, në nivel vjetor prej 214 milionë migrantëve, të rinjtë janë 10 për qind, ndërsa dihet shumë pak, nënvizojnë nga Këshilli rinor, për luftërat dhe përvojat e tyre. Në Maqedoni çdo vit migrojnë mijëra qytetarë, brenda, por shumë më shumë jashtë kufijve. Migrantët e rinj përfaqësohen me 16 për qind nga ata të cilët migrojnë nga kufijtë shtetërorë.

Për Bertrand Dezmolins, u.d. koordinues i KB-së, nga UNICEF-i në Republikën e Maqedonisë, prioritetet e identifikuara për të rinjtë, të cilët kanë potencial të madh, janë arsimi, qeveri më përgjegjëse, sistem më të mirë shëndetësor dhe mundësi më të mëdha për punësime.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *