Home / Sport / Kasami: Shqipëria asnjëherë nuk më ka ftuar

Kasami: Shqipëria asnjëherë nuk më ka ftuar

Por për të ardhur deri tek fanella kuqezi normal se këtë futbollist duhet ftuar, kështu që Kasami ekskluzivisht për gazetën Zhurnal Plus zbuloi se askush nga Federata shqiptare atij nuk i ka bërë ftesë që të veshë fanellën kuqezi.

Futbollisti me prejardhje nga Struga, por me pasaportë zvicerane, Pajtim Kasami ka qenë i brengosur me sulmet e fundit që po i bëhen nga mediat shqiptare por edhe nga fansat shqiptarë, pas deklaratave të tij të fundit të dhëna për gazetën zvicerane Blick, ku kishte thënë se Zvicra është në plan të tij, por nëse kjo kombëtare nuk ka interes për të, atëherë do të preferonte kombëtaren e Shqipërisë.

Por për të ardhur deri tek fanella kuqezi normal se këtë futbollist duhet ftuar, kështu që Kasami ekskluzivisht për gazetën Zhurnal Plus zbuloi se askush nga Federata shqiptare atij nuk i ka bërë ftesë që të veshë fanellën kuqezi. “Është lehtë të sulmosh dikë dhe këtë po e bëjnë disa media shqiptare, por edhe disa fansa, mirëpo e vërteta qëndron diku tjetër. Unë asnjëherë nuk jam kontaktuar nga kryetari por as nga trajneri i Kombëtares Shqiptare. Pra, nëse ata dëshirojnë që të më kenë në ekip, do të duhej të më kërkojnë, kurse unë më pas do të vendos për të ardhmen time”, tha Kasami, i cili po paraqitet me sukses në Premier League te ekipi i Fulhamit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *