Home / Lajme / Maqedoni / Këshillimore rajonale për familje dhe martesë – projekt i ri qeveritar

Këshillimore rajonale për familje dhe martesë – projekt i ri qeveritar

11 gusht-
“Me këtë reformë parashikohet formim i 11 këshillimoreve rajonale për familje dhe martesë edhe në Shkup, Veles, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Manastir, Prilep, Kavadar, Strumicë dhe Sveti Nikollë dhe secila prej këtyre qendrave do t’i përfshinte edhe banorët e vendbanimeve më të vogla, të cilat gravitojnë drejt tyre”, theksoi Gjorgjiev.

Hapje e 11 këshillimoreve rajonale për familje dhe martesë, të cilat do të ofrojnë ndihmë falas profesionale për familjet me probleme në funksionim, familje dhe kushte të rrezikut social, por edhe për të gjitha aspektet nga jeta familjare, parashikon vendimi i ri qeveritar.

Siç kumtoi në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev, qëllimi i projektit është përmirësimi i funksionimit të familjes dhe promovim i vlerave familjare.

Reforma pason pas analizës komparative nga përvojat në këtë fushë nga vendet e zhvilluara si SHBA-ja, Kanadaja, vendet e Evropës Perëndimore, ndërsa në kushte të rritjes së vogël të përqindjes së divorceve me pritje se do të sigurohet ekzistencë e bashkësive martesore.

“Me këtë reformë parashikohet formim i 11 këshillimoreve rajonale për familje dhe martesë edhe në Shkup, Veles, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Manastir, Prilep, Kavadar, Strumicë dhe Sveti Nikollë dhe secila prej këtyre qendrave do t’i përfshinte edhe banorët e vendbanimeve më të vogla, të cilat gravitojnë drejt tyre”, theksoi Gjorgjiev.

Kërkimi i shërbimeve në këto qendra rajonale, në të cilat punojnë personat më profesionistë nga qendrat për punë sociale, do të ishin me dëshirë të klientëve, e jo obliguese.

Bartëse e aktivitetit të përgjithshëm është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, e cila përmes Entit për veprimtari sociale në periudhën e ardhshme do ta përpunojë programin e veçantë për punë të këtyre këshillimoreve rajonale, ndërsa hapja e tyre do të zhvillohet në mënyrë etapore, duke filluar nga muaji shtator.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *