Home / Sport / KF Shkupi angazhon Stankovskin

KF Shkupi angazhon Stankovskin

Me këtë Stankovski faktikisht kthehet në klubin e tij të mëparshëm, pasi paraprakisht ishte pjesë e ish-Slloga Jugomagnatit.

Klubi i Futbollit Shkupi pas startit të suksesshëm në Ligën e Dytë dhe fitores 3:0 përballë Dritës, të hënën ka arritur një fitore tjetër, pasi ka siguruar nënshkrimin e mesfushorit me përvojë, Goran Stankovskit. Me këtë Stankovski faktikisht kthehet në klubin e tij të mëparshëm, pasi paraprakisht ishte pjesë e ish-Slloga Jugomagnatit. Kjo skuadër pas fuzionit me Korzon është ngjitur në Ligën e Dytë dhe tani krijon ekip për rrikthim në elitë. Stankovski sezonin e kaluar ishte pjesë e Dritës së Bogovinës, mirëpo pasi skuadra humbi statusin në Ligën e Parë, pjesa më e madhe e futbollistëve u larguan nga ekipi bogovinas, përfshi këtu edhe Stankovskin. Mesfushori karrierën e filloi te Slloga Jugomagnati, prej ku u transferua në Gjermani te Tenis Borusia. Ka luajtur edhe për Vardarin dhe Rabotnickin në Maqedonisë, ndërsa kishte edhe disa epizode në ekipe jashtë vendit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *