Home / Lajme / Maqedoni / Konflikt për ujitje, dy vllezër nga Sanakosi në gjendje kritike (VIDEO)

Konflikt për ujitje, dy vllezër nga Sanakosi në gjendje kritike (VIDEO)

12 gusht-Sipas informatave të para të MPB-së, dy vëllezërit të mbuluar me gjak dhe pa ndjenja, në afërsi të rrugës lokale Negotinë e Pollogut-Sanakos i ka gjetur 18 vjeçari nga fshati Negotinë e Pollogut dhe menjëher ka paraqitur rastin.

Dy vëllezër nga fshati Sanakos (Gostivar), sot rreth orës 4 të mëngjesit janë gjetur pa ndjenja dhe me lëndime në kokë pranë kanalit për ujitje. Pas dhënies së ndihmës së parë në spitalin e Gostivarit, K.A dhe N.A janë dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup.

Sipas informatave të para të MPB-së, dy vëllezërit të mbuluar me gjak dhe pa ndjenja, në afërsi të rrugës lokale Negotinë e Pollogut-Sanakos i ka gjetur 18 vjeçari nga fshati Negotinë e Pollogut dhe menjëher ka paraqitur rastin.

Dyshohet se dy vëllezërit kanë pasur konflikt me dy persona tjerë rreth ujitjes së pronës, kurse sipas burimeve jozyrtare, sulmuesit pas incidentit kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë janë në ndjekje të autorëve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *