Home / Lajme / Maqedoni / KORPUSI I PAQES DHE SHKOLLA WOODROW WILSON ME PROJEKT TË PËRBASHKËT

KORPUSI I PAQES DHE SHKOLLA WOODROW WILSON ME PROJEKT TË PËRBASHKËT

24 gusht-Kampusi i shkollës Woodrow Wilson, në datë 15 shtator, do të jetë shtëpia e parë ku vullnetarët e paqes do të akomodohen për të kaluar fazën e orientimit e cila, përmes aktiviteteve të ndryshme do t’i njoh ata me komunitetin lokal, kulturën dhe qytetin e Tetovës dhe më gjërë, dhe më pas, do të shpërndahen nëpër familjet nikoqire që këtë rradhë gjenden kryesisht në pjesën lindore të shtetit.

Korpusi i Paqes në Maqedoni dhe shkolla Woodrow Wilson do të bashkëpunojnë për herë të parë për Javën e Orientimit dhe mirëseardhjen e 36 vullnetarëve të rinj, pjesë e Korpusit të Paqes, që do të punojnë dhe kontribuojnë komunitetit për 2 vitet ardhëshme.

Kampusi i shkollës Woodrow Wilson, në datë 15 shtator, do të jetë shtëpia e parë ku vullnetarët e paqes do të akomodohen për të kaluar fazën e orientimit e cila, përmes aktiviteteve të ndryshme do t’i njoh ata me komunitetin lokal, kulturën dhe qytetin e Tetovës dhe më gjërë, dhe më pas, do të shpërndahen nëpër familjet nikoqire që këtë rradhë gjenden kryesisht në pjesën lindore të shtetit.

Drejtoresha e shkollës Woodrow Wilson, znj. Elita Masha, deklaroi që “si shkollë, jemi shumë të privilegjuar që u përzgjodhëm për implementimin e projektit në fjalë, meqë kjo na jep mundësi për të dëshmuar para bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë se kemi kapacitete njerëzore për organizimin dhe administrimin e projekteve të këtij lloji ku hartimi dhe kriteret janë të vendosura nga agjenci të SHBA-së. Andaj, është sfidë dhe kënaqësi që e presim me padurim”.

Drejtori i Korpusit të Paqes për Maqedoni z. Stephen Kutzy shtoi: “Me kënaqësi presim këtë bashkëpunim me shkollën Woodrow Wilson. Unë e shoh këtë si fillim të një raporti produktiv jetëgjatë. Shkolla Wilson ka qenë zemërgjërë në gatishmërinë e tyre për t’i hapur dyert e këtij objekti të mrekullueshem për mikpritjen e vullnetarëve tonë. Si eksperience e parë e tyre në Maqedoni do të jetë e jashtëzakonshme. Para këtij bashkëpunimi, shkolla Wilson ka qenë partnere me vullnetarët tonë gjatë kësaj vere si nikoqire e kampit GLOW (Vajzat Udhëheqin Botën Tonë). Dua t’ju ofroj një falemnderim special znj. Elita Masha dhe stafit të shkollës Wilson për bashkëpjesëmarrjen në këtë aventurë.”

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *