Home / Lajme / Rajon / Kroaci:Diplomati kosovar skandal në mes të Zagrebit

Kroaci:Diplomati kosovar skandal në mes të Zagrebit

3 gusht- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes një note proteste të pranuar nga autoritetet e Republikës së Kroacisë, është informuar se diplomati Urtak Hamiti, ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Zagreb, ka kryer sjellje jo dinjitoze dhe jo profesionale, gjatë misionit në Kroaci.

Policia kroate mbrëmë vonë në qendër të Zagrebit kanë ndaluar dhunshëm zëvendësambasadorin e Kosovës në Kroaci, Urtak Hamiti, i cili në gjendje të rëndë të alkoolizuar ka shkaktuar prishje të rendit dhe qetësisë si dhe dëmtimin e disa makinave me makinën e tij diplomatike në pjesën qendrore të Zagrebit. Dëshmitarët kanë theksuar se diplomati kosovar ka qenë në gjendje të rëndë alkoolike dhe se mezi kishte qëndruar në këmbë, pasi që kishte shkaktuar disa incidente. Ai kishte refuzuar edhe alkotestin, ndërsa më pas është detyruar nga policët që të shkojë në trajtim mjekësor.

Qytetarët paraprakisht kanë ndaluar Hamitin dhe kanë mbajtur ate të bllokuar deri në mbërritjen e policisë. Nga ambasada e Kosovës disa orë më vonë kanë konfirmuar se bëhet fjalë për diplomatin e tyre, por autoritetet kroate theksuan se ai ka shfrytëzuar imunitetin diplomatik për t`iu shmangur përgjegjësinë penale për prishjen e rendit dhe qetësisë dhe rrezikimin e jetës së qytetarëve.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes një note proteste të pranuar nga autoritetet e Republikës së Kroacisë, është informuar se diplomati Urtak Hamiti, ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Zagreb, ka kryer sjellje jo dinjitoze dhe jo profesionale, gjatë misionit në Kroaci.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas kësaj ankese, ka vendosur tërheqjen e menjëhershme të diplomatit Hamiti nga misioni në Kroaci, dhe kthimin e tij në Prishtinë.

Ministri Hoxhaj po ashtu ka iniciuar krijimin e një komisioni në kuadër të MPJ-së, i cili do të shqyrtojë në tërësi rastin.

MPJ i ka shprehur keqardhje autoriteteve të Republikës së Kroacisë, pas ankesës për sjelljen jo dinjitoze të diplomatit të saj në kuadër të Ambasadës së Kosovës në Zagreb.

Urtak Hamiti është djali i zyrtarit të lartë të LDK-së dhe nënkryetarit të Parlamentit të Kosovës, Sabri Hamitit. Ai ishte në këtë detyrë që nga koha e qeverisjes së LDK -së në koalicionin me PDK, kur ministër i jashtëm ishte Skender Hyseni. (INA)

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *