Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Ahmeti takoi Ambasadoren Holandeze Shurman

Kryetari Ahmeti takoi Ambasadoren Holandeze Shurman

5 gusht-.Kryetari Ahmeti theksoi pritjet që komuniteti ndërkombëtar, të intensifikoj përpjekjet para samitit të Bashkimit Evropian në muajin dhjetor për ti ulur palët në një tryezë diskutimesh duke nisur dialogun e drejtpërdrejtë që do të mundësojë kompromisin dhe zgjidhjen përfundimtare

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, ka pritur zonjën Mariet Shurman, Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Maqedoni.Ambasadorja Shurman shprehu interesim për aktivitetet e Kryetarit Ahmeti dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim në lidhje me integrimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, përfshirë takimet intensive me komunitetit ndërkombëtar, letrat e dërguara tek shumë emra prominent të politikës ndërkombëtare, nisma për nxitjen e një debati të brendshëm për nevojën e arritjes së kompromisit si dhe uljen imediate të palëve me lehtësimin ndërkombëtar për ta zgjidhur çështjen e emrit.Kryetari Ahmeti theksoi pritjet që komuniteti ndërkombëtar, të intensifikoj përpjekjet para samitit të Bashkimit Evropian në muajin dhjetor për ti ulur palët në një tryezë diskutimesh duke nisur dialogun e drejtpërdrejtë që do të mundësojë kompromisin dhe zgjidhjen përfundimtare. Në këtë vazhdë, Kryetari Ahmeti kërkoi vazhdimin e angazhimit të drejtpërdrejt të Holandës, si vende anëtare e NATOsë dhe BEsë, që të mundësoj arritjen e zgjidhjes së kontestit me emrin në mënyrë që Maqedonia të bëhet anëtare e aleancës veriatlantike dhe Bashkimit Evropian.Kryetari Ahmeti nënvizoi se reformat në vend për ti plotësuar kriteret e BEsë si dhe temat tjera aktuale janë shumë të rëndësishme, por BDI konsideron që e gjithë shoqëria duhet ti përqëndrojë përpjekjet për të gjetur kompromis që do të sigurojë të ardhmën tonë të përbashkët dhe do të mundësojë zhvillim ekonomi, paqë, mirëqenie, siguri dhe stabilitet.Agjenda e BDIsë për vendin përfshin zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhënie të shëndosha ndëretnike, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, integrim në NATO, integrim në Bashkimin Evropian dhe zhvillim ekonomik. Të gjithë që përkrahin këto pika dhe duan Evropë
të Bashkuar me paqë dhe stabilitet në rajon që arrihet duke u bërë pjesë e NATOsë, duhet të intensifikojnë përpjekjet konkrete për ti arritur këto objektiva sa më parë.

Gjithashtu lexo

DAÇIÇ NE E DIMË PËR ÇFARË JENI MARRË VESH – (VIDEO)

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *