Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Nevzat Bejta priti ministrin Abdilaqim Ademi, me bashkëpunim të ngushtë do realizohen projektet jetike për Gostivarin (VIDEO)

Kryetari Nevzat Bejta priti ministrin Abdilaqim Ademi, me bashkëpunim të ngushtë do realizohen projektet jetike për Gostivarin (VIDEO)

Gostivar, 1 Gusht – Bashkë me ministrin biseduam që në buxhetin e viti 2014, të parashihen mjete për realizimin e projekteve të cilët do të shkojnë në interesin e qytetarëve të Gostivarit, në përmirësimin e mëtejshëm të ujësjellësit dhe për një ambient më të pastër në Komunën e Gostivarit”, theksoi, kryetari Nevzat Bejta.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në takim Ministrin e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi.

Realizimi i projekteve rrjedhëse në Gostivar, si projekti për ndërtimin e stacionit filtrues, përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe ndërtimi i deponisë rajonale të Pollogut, ishin temat kryesore që u biseduan në takimin midis kryetarit Bejta dhe ministrit Ademi.

Projektet e përbashkëta që i realizon komuna me ministrinë, janë në interes të qytetarëve dhe me bashkëpunim të ngushtë do mund të realizohen projektet jetike në interes të qytetarëve të Gostivarit, u tha në takimin midis kryetarit, Nevzat Bejta dhe ministrit, Abdilaqim Ademi.

“Projektin e parë që qytetarët e presin me padurim është përfundimi i stacionit filtrues që qytetarët të pinë ujë të pastër. Projekti i dytë është donacion nga Qeveria zvicerane, për ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit për qytetin e Gostivarit. Edhe ky projekt do të ndikoje që qytetarët të pinë ujë më të mirë, më të pastër Projekti i tretë që e biseduam është ndërtimi i deponisë regjionale, për riciklimin e mbeturinave. Bashkë me ministrin biseduam që në buxhetin e viti 2014, të parashihen mjete për realizimin e projekteve të cilët do të shkojnë në interesin e qytetarëve të Gostivarit, në përmirësimin e mëtejshëm të ujësjellësit dhe për një ambient më të pastër në Komunën e Gostivarit”, theksoi, kryetari Nevzat Bejta.

Ministri i Ambientit Jetësor dhe i Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi, tha se të gjitha projektet që i kemi projektuar, janë edhe në programin e Qeverisë, por gjithashtu përputhen edhe me programin e përbërjes së re të Komunës së Gostivarit, që doli pas zgjedhjeve të fundit lokale.

“Projekti që ne realizojmë, që është në punim e sipër është stacioni për filtrimin e ujit, ku deri më tani është realizuar mbi 50 %, e projektit dhe shpresoj që ashtu siç e kemi parashikuar në programin tonë, deri në fund të vitit do vihet një pjesë në funksion. Vazhdimësi e projektit që realizohet në bashkëpunim me qeverinë zvicerane, është rehabilitimi i rrjetit dhe ndërtimi i një rezervuari për ujë të pijshëm dhe ngritja e kapaciteteve për ndërmarrjen publike. I gjithë projekti është 4 milion euro dhe me shfrytëzimin e këtyre mjeteve difinitivisht do të zgjidhet problemi i ujit për pije për qytetarët e Komunës së Gostivarit dhe disa vendbanimeve, rreth 90 mijë banorë do të kenë jo vetëm sasinë e mjaftueshme por edhe kualitetin e ujit të pijshëm”, tha ministri, Ademi.

Për sa i përket deponisë rajonale, ministri Ademi, tha se në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim Rajonal këtu në Pollog, por edhe me komunat e Pollogut, kemi rënë dakord që këtë ta realizojmë nëpërmjet koncesionimit.

“Jemi në fazën përfundimtare të zgjidhjes së kompanisë e cila në të ardhmen do të ndërtoj dhe do të menaxhoj me mbeturinat në rajonin e Pollogut. Bashkërisht me komunat e rajonit dhe me banorët e këtyre komunave do të përcaktohemi edhe për lokacionin, por edhe për zgjedhjen e teknologjisë për menaxhimin e mbeturinave. Projekti më i avancuar dhe më i mirë në Maqedoni, sepse parasheh jo vetëm grumbullimin dhe transportin, por parasheh edhe përpunimin, që do të thotë riciklimin e mbeturinave dhe me ndotje të ambientit zero dhe me deponim minimal të mbeturinave, që do të thotë plotësimin e standardeve evropiane dhe ekologjike”, tha Ministri i Ambientit Jetësor dhe i Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi.

Kryetari Bejta dhe ministri Ademi, kanë rënë dakord që në të ardhmen të përgatitin projekte të përbashkëta për përmirësimin e ambientit jetësor në Komunën e Gostivarit. (Tv KOHA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *