Home / Lajme / Maqedoni / Kushte më të thjeshta për kredi të lira për punësim

Kushte më të thjeshta për kredi të lira për punësim

31 gusht-Siç njoftoi sot zëdhënësi i Qeverisë Aleskandar Gjorgjiev, për marrjen e kredisë do të jetë e nevojshme që firma të ketë vetëm një të punësuar, ndërsa jo më pak se dy si deri tani. Gjithashtu, personi i cili ka firmën planifikon që të punësojë, nuk duhet që të jetë në evidencë në Agjencinë e punësimeve për minimum tre muaj, gjashtë apo 1 vit por vetëm një ditë.

Qeveria në mënyrë të konsiderueshme i lehtëson kushtet për ndarjen e mjeteve të lira financiare kompanive për hapjen e vendeve të reja të punës.

Siç njoftoi sot zëdhënësi i Qeverisë Aleskandar Gjorgjiev, për marrjen e kredisë do të jetë e nevojshme që firma të ketë vetëm një të punësuar, ndërsa jo më pak se dy si deri tani. Gjithashtu, personi i cili ka firmën planifikon që të punësojë, nuk duhet që të jetë në evidencë në Agjencinë e punësimeve për minimum tre muaj, gjashtë apo 1 vit por vetëm një ditë.

“Me këtë zgjerohet baza e subjekteve tregtare të cilat mund të aplikojnë për kredi të lira. Përveç punësimeve të reja, do të mundësohet edhe zgjerimi i veprimtarisë, tha Gjeorgjiev.

Masa qeveriare për kreditimin e kompanive është vendosur nga fillimi i këtij viti. Parashikon akordimin e 3.000 eurove debi për çdo punësim ose gjithsej 9.000 euro për tre persona.

Deri tani janë realizuar tre shpallje te të cilat janë akorduar kredi për mbi 2450 persona. Me ndryshimet që i lehtëson kushtet për marrjen e kredive, pritet rrritje drastike e këtij numri, vlerësoi zëdhënësi Gjorgjiev

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *