Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi do ta vazhdojë mbledhjen e 69-të

Kuvendi do ta vazhdojë mbledhjen e 69-të

27 gusht-Në rend dite është Propozim-ligji për detyrimin e M-NAV SHA Shkup me kredi tek Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim sipas Marrëveshjes për kredi për projektin e sendërtimit të sistemit të Maqedonisë për navigacion ajror – faza e dytë pa garancë shtetërore, me procedurë të shkurtuar.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë mbledhjen e 69-të.

Në rend dite është Propozim-ligji për detyrimin e M-NAV SHA Shkup me kredi tek Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim sipas Marrëveshjes për kredi për projektin e sendërtimit të sistemit të Maqedonisë për navigacion ajror – faza e dytë pa garancë shtetërore, me procedurë të shkurtuar.

Deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për standardin e studentëve, të Ligjit për Byronë për zhvillim të arsimit dhe të Ligjit për librat mësimor për arsim fillor dhe të mesëm, të gjithë me procedurë të shkurtuar.

Në mbledhjen e sotme është edhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokën ndërtimore, në lexim të parë

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *