Home / Sport / Lena vazhdon me Flamurtarin e Vlorës

Lena vazhdon me Flamurtarin e Vlorës

“Unë kam qenë pjesë e Flamurtarit dhe nuk jam larguar asnjëherë nga ky ekip. Ju e dini, madje e kam deklaruar edhe më parë, se gjatë kësaj kohe kam qenë në Maqedoni për fazë rikuperimi, për shkak të një problemi që kam pasur në këmbë. Unë jam te Flamurtari për vazhdimësinë dhe nuk është se jam rikthyer. Do të jap maksimumin tim për Flamurtarin, me qëllim që të jetë i suksesshëm sezonin e ri”, deklaroi Lena.

Strugani Nijas Lena i bashkohet Flamurtarit në stërvitje. Mesfushori ka mbërritur dje në Vlorë për të qenë pjesë e kësaj skuadre për sezonin e ri futbollistik. Në një bisedë për mediat shqiptare, ai ka theksuar se nuk është larguar asnjëherë nga Flamurtari dhe se ky nuk mund të cilësohet rikthim, por vazhdimësi, për shkak se gjatë kësaj periudhe i është kushtuar një rikuperimi. “Unë kam qenë pjesë e Flamurtarit dhe nuk jam larguar asnjëherë nga ky ekip. Ju e dini, madje e kam deklaruar edhe më parë, se gjatë kësaj kohe kam qenë në Maqedoni për fazë rikuperimi, për shkak të një problemi që kam pasur në këmbë. Unë jam te Flamurtari për vazhdimësinë dhe nuk është se jam rikthyer. Do të jap maksimumin tim për Flamurtarin, me qëllim që të jetë i suksesshëm sezonin e ri”. Duke vijuar më tej, mesfushori Lena u shpreh se do të përshtatet me kushtet e reja dhe se ai nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë kundër politikave të klubit. Në këtë pikë, ai jep edhe një mesazh të qartë: sipas tij, financat nuk janë gjithçka në jetë. “Ka disa gjëra në jetë që nuk blihen. Me këtë dua të them se na del si detyrë t’u përshtatemi kushteve të reja që janë krijuar në klub. Nuk mund ta lëmë Flamurtarin në këtë moment, pasi këtij ekipi i duhet kontributi ynë. Unë jam më se i bindur dhe i qartë, ndaj dua ta theksoj sërish: nuk jam larguar nga Flamurtari dhe ky për mua nuk mund të quhet një rikthim, por vazhdimësi”. Mesfushori Lena, duke folur për objektivat, shton se do të bëjnë maksimumin këtë sezon. “Nuk mund t’i vihen objektiva këtë vit Flamurtarit. Ne do të bëjmë më të mirën tonë që të jemi aty ku duhet. Ishim një ekip pretendent në fakt, por gjërat rrodhën ndryshe dhe kjo për faj të askujt, pasi besoj se ishte thjesht situatë e tillë. Gjendja financiare është e tillë kudo”, – shprehet Lena. Sa i përket paraqitjes së Flamurtarit këtë kampionat, futbollisti është i bindur se thuajse të gjitha ekipet janë në të njëjtin nivel. “Unë mund të them se thuajse të gjitha skuadrat në këtë kampionat janë në të njëjtin nivel dhe kushte, kështu që na del për detyrë të punojmë me këto mundësi që kemi, natyrisht për të dhënë kontribuonin tonë e për të bërë më të mirën për ekipin”, përfundoi Lena.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *