Home / Lajme / Maqedoni / Lituania shpreson se dera për Maqedoninë do të hapet sa më shpejtë

Lituania shpreson se dera për Maqedoninë do të hapet sa më shpejtë

23 gusht-Shpresoj se do të qeveris interesi ynë i përbashkët dhe se do t’i zbatojmë obligimet tona të cilat rrjedhin nga vendimi i cili është sjellë në Selanik në vitin 2003. Ekziston një proces për bisedime dhe shpresoj se të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje sa më shpejtë”, deklaroi ambasadori Pavilionis.

Lituania, si kryesuese me Këshillin Evropian, fuqishëm e mbështet pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe shpreson se zgjidhja për kontestin do të ndodhë sa më shpejtë që është e mundur, deklaroi Zhugimantas Pavilionis, ambasador i Lituanisë në SHBA, i cili dje i prezantoi qëllimet e kryesimit lituanez.

“Unë isha pjesë e samitit të NATO-s në Rumani, kur rasti juaj u shqyrtua. Më kujtohet zhgënjimi i shkaktuar nga kjo çështje. Shpresoj se të dyja palët do të vijnë deri në zgjidhje të kënaqshme që do ta hapë derën për integrimin tuaj ndaj perëndimit sa më shpejtë që është e mundur. ne këtë e mbështesim aq sa mundemi, në nivel diplomatik dhe teknik. Shpresoj se do të qeveris interesi ynë i përbashkët dhe se do t’i zbatojmë obligimet tona të cilat rrjedhin nga vendimi i cili është sjellë në Selanik në vitin 2003. Ekziston një proces për bisedime dhe shpresoj se të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje sa më shpejtë”, deklaroi ambasadori Pavilionis.

Në fjalimin e tij në Pres klubin nacional në Uashington, Pavilionis deklaroi se vendi i tij beson në vazhdimin e politikës në zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Ne jemi përkushtuar në idenë për Evropën, të bashkuar dhe të lirë”, tha diplomati i cili në Ministrinë lituaneze të Punëve të Jashtme është angazhuar në pranimin lituanez në Bashkimin Evropian.

Pas Lituanisë, kryesimin rrotullues me Këshillin Evropian në gjysmën e parë të vitit 2014 duhet ta marrë pikërisht Greqia. Midis prioriteteve kryesore të kryesimit të Lituanisë, Pavilionis e theksoi rimëkëmbjen ekonomike të Evropës, për çka tha se është arritur marrëveshje për kornizën për konfirmimin e buxhetit të bashkimit Evropian. Si vend i varur nga Rusia për nevojat e saja energjetike, Pavilionis tha se lartë në agjendën e Lituanisë janë aktivitetet evropiane për sigurimin e burimeve tjera të energjisë, me këtë rast duke e paralajmëruar hapjen e terminalit për gaz të rrjedhshëm natyror në vitin e ardhshëm i cili do të mundësojë import të një pjese të tepricës së gazit natyror amerikan për republikat baltike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet e fundit disponojnë me tepricë të konsiderueshme të gazit, falë teknologjisë së re të shfrytëzimit të fushave të gazit-frakimit. Pikërisht gjatë fjalimit të ambasadorit Pavilionis në pres klubin nacional, disa qindra metra më poshtë aktorja Deril Hana ka zhvilluar protestë kundër frakimit, të cilin e vlerëson si të dëmshëm për mjedisin jetësor.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *