Home / Sport / Majlinda Kelmendi kampione e botës në xhudo

Majlinda Kelmendi kampione e botës në xhudo

28 gusht-Për të arritur te majat e xhudos botërore në Rio, krenaria e sportit kosovar ka mposhtur portugezen, Joana Ramos, me ippon në rrethin e dytë të këtij kampionati, derisa në rundin e tretë mundi francezen Priscilla Gneto.

Sportistja me më shumë trofe e Kosovës dhe e botës shqiptare në përgjithësi, Majlinda Kelmendi dje arriti majat e sportit në botë.

Ajo u bë kampione e botës në sportin e xhudos. Ky është sukses historik i Kelmendit dhe i sportit kosovar në përgjithësi. Ajo për medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rio de Zhanejro të Brazilit, në finale e mposhti brazilianen shumë të fortë, Erika Miranda. Ky vlerësohet të jetë suksesi më i madh në histori e sportit kosovar. Deri në finale Kelmendi fitoi edhe katër luftime të tjera.

Për të arritur te majat e xhudos botërore në Rio, krenaria e sportit kosovar ka mposhtur portugezen, Joana Ramos, me ippon në rrethin e dytë të këtij kampionati, derisa në rundin e tretë mundi francezen Priscilla Gneto.

Në raundin e tretë xhudistja kosovare e mposhti gjermanen Mareen Kraeh, duke e hedhur në dysheme me ippon vetëm 28 sekonda pa përfunduar dueli mes tyre. Me këtë fitore, Majlinda doli fituese e kategorisë A dhe u desh të ndeshet me fituesen e kategorisë B, rivalen e vjetër të saj, Yuki Hashimoton.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *