Home / Lajme / Maqedoni / Manifestimi qendror i Bajramit në Çellopek të Tetovës (VIDEO)

Manifestimi qendror i Bajramit në Çellopek të Tetovës (VIDEO)

Edhe ne jetojmë në nën qiellin tonë, në vatanin dhe shtetin tonë dhe askush nuk mundet ndryshe të na trajton sepse nuk do pranojmë sepse ne nuk jemi ardhacakë, sepse jemi bijtë e këtij vendi – autoktonë në Republikën e Maqedonisë. Allahu e ndihmoftë këtë popull dhe gjithnjë pafshim përkrahjen e Allahut”, tha Sulejman Efendi Rexhepi, Kryetar i BFIM.

Manifestimi qendrorë i faljes së Fitër Bajramit, është mbajtur dje në fshatin Çellopek i Ri të Komunës së Bërvenicës, ku morrin pjesë myftitë e myftynive të BFI-së së bashku me kreun e saj, Reis Ul Ulema Sulejman Efendi Rexhepi. Në fjalimin e mbajtur me këtë rast Rexhepi ka uruar besimtarët për paqe, unitet, harmoni, solidaritet dhe respekt të ndërsjellët. Kreu i BFI-së gjithashtu bëri thirrje për barabarësi në Maqedoni pasi siç u shpreh ai ky vend është I të gjithëve pa dallim të përkatësisë etnike apo fetare.

“Po përcjell edhe një herë një urat tërë popullit myslimanë kudo që gjenden qofshin në vendlindje apo në Diasporë, sepse populli ynë ndodhet kudo nëpër botë. Prandaj të nderuar vëllezër, të gjithë myslimanëve të këtij nën qielli dhe më gjërë, ju uroj festën, duke ju dëshiruar shëndet, forcë energji disponim të mirë që vetëm me punë dhe vepra të mira të ecim përpara ta demonstrojmë tolerancën tonë për bashkëjetesë me të gjithë ata që jetojnë në këtë nën qiell. Edhe ne jetojmë në nën qiellin tonë, në vatanin dhe shtetin tonë dhe askush nuk mundet ndryshe të na trajton sepse nuk do pranojmë sepse ne nuk jemi ardhacakë, sepse jemi bijtë e këtij vendi – autoktonë në Republikën e Maqedonisë. Allahu e ndihmoftë këtë popull dhe gjithnjë pafshim përkrahjen e Allahut”, tha Sulejman Efendi Rexhepi, Kryetar i BFIM.

Manifestim i sotëm i faljes së fitër Bajramit ishte i veçant për banorët e Çellopek pasi atje sot u përurua edhe xhamia e re e fshatit

Ndërtimi i xhamisë kishte filluar vitin e kaluar, ndërsa është financuar nga banorët dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *