Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonasi i fundit do të vdes në 2466

Maqedonasi i fundit do të vdes në 2466

5 gusht-Vitin e kaluar ka pasur 2.838 maqedonas më pak, dhe kjo me shifra është 11.985 foshnje të lindura, ndërsa në anën tjetër 14.823 të vdekur. Në rast se vazhdon ky trend, mediat dhe ekspertët e demografisë paralajmërojnë se do të zhduket ngadal etniteti maqedonas.

Maqedonasi i fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë do të vdes në vitin 2466 apo pas 453 viteve, në rast se vazhdon trendi i tillë i rritjes së vdekshmërisë dhe uljes së natalitetit. Kjo bëhet e ditur në një shkrim special të gazetës së përditshme “Dnevnik”, e cila shkruan se po vazhdon rënia e natalitetit në vend dhe se vitin e kaluar po çdo dit zvogëlohej numri i këtij komuniteti që siç thuhet është në rrezik, edhe ate tetë maqedonas më pak në çdo një ditë.

Vitin e kaluar ka pasur 2.838 maqedonas më pak, dhe kjo me shifra është 11.985 foshnje të lindura, ndërsa në anën tjetër 14.823 të vdekur. Në rast se vazhdon ky trend, mediat dhe ekspertët e demografisë paralajmërojnë se do të zhduket ngadal etniteti maqedonas.

Gazeta thekson se nga regjistrimi i fundit i popullësisë nga mbi 2 milion banorë, 64 për qind kanë qenë maqedonas dhe 26 për qind shqiptarë, por siç thuhet tashmë pas 11 viteve kjo shifër vështirë të jetë e tillë, për shkak se mund të pësojë ndryshime të mëdha.

Në Maqedoni 50 për qind apo 42 komuna kanë zhvillim negativ të natalitetit, edhe ate gjatë vitit 2012 dhe këto komuna janë: Karposhi, Kisella Voda, Berova, Manastiri, Gjevgjelia, Dellçeva, Demir Kapija, Demir Hisari, Kavadarci, Koçani, Kratova, Kriva Pallanka, Krusheva, Ohri, Pehçeva, Prilepi, Probishtipi, Resnja dhe Sveti Nikolla. Ndërsa, nataliteti i lartë u regjistrua në komunat shqiptare Saraj, Çair, Tetovë dhe Studeniçan. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *