Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, ish-funksionarë shqiptarë do të dalin si spiunë (VIDEO)

Maqedoni, ish-funksionarë shqiptarë do të dalin si spiunë (VIDEO)

9 Gusht – Ditëve të fundit janë publikuar disa emra të urdhërdhënësve apo personave zyrtar që kanë ndjekur kundërshtarët dhe viktimat e regjimit të kaluar, ku në mesin e tyre kanë rezultuar edhe ish-zyrtarë të lartë shtetëror shqiptar të punësuar në shërbimin sekret në të kaluarën.

Ditëve të fundit janë publikuar disa emra të urdhërdhënësve apo personave zyrtar që kanë ndjekur kundërshtarët dhe viktimat e regjimit të kaluar.

Në Maqedoni një numër i madh i ish-funksionarëve të lartë shtetëror shqiptarë dhe një pjesë e bashkëpunëtorëve të tyre do të publikohen së shpejti si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, apo si persona që kanë dhënë urdhëra apo kanë ndjekur viktimat apo kundërshtarët e regjimit të kaluar.

Ditëve të fundit janë publikuar disa emra të urdhërdhënësve apo personave zyrtar që kanë ndjekur kundërshtarët dhe viktimat e regjimit të kaluar, ku në mesin e tyre kanë rezultuar edhe ish-zyrtarë të lartë shtetëror shqiptar të punësuar në shërbimin sekret në të kaluarën.

Në mesin e tyre është edhe një ish-zyrtar nga Kumanova, i cili ka qenë nëpunës i lartë i shërbimit sekret, por që dosja e tij është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit për Lustrimin (www.kvf.org.mk).

Por, nga shtatori pritet publikimi edhe i emrave të tjerë që kanë qenë të punësuar në shërbimet sekrete, por edhe ata që kanë qenë bashkëpunëtor të tyre. Në mesin e tyre pritet të zbardhen emra të mirënjohur të së kaluarës të shqiptarëve që kanë qenë në pozita udhëheqëse. Dosjet e tyre jozyrtarisht mësohet se kanë të arritura në planin e ndjekjes së kundërshtarëve të regjimit të kaluar dhe se individët e tyre përmes këtyre detyrave të suksesshme më pas janë avancuar në pozita të larta shtetërore.

Komisioni i Dosjeve deri tani ka publikuar emrat e dhjetëra personave që kanë qenë ish-spiunë, një pjesë e tyre si urdhërdhënës për të ndjekur qytetarët. Nga Komisioni bëjnë të ditur se nga shtatori do të vazhdojë puna intensive për të përpunuar dhe publikuar një numër të madh të dosjeve të ish-funksionarëve të lartë shtetëror në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *