Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia i feston dy Ilindenët

Maqedonia i feston dy Ilindenët

2 gusht-Nën komandën e Bahtiar Pashës, 18 mijë ushtarë osmanlinj nisen në aksion për kthimin e pushtetit në Krushevë. Të shtënat e fundit në ‘Meçkin Kamen’ dhe vdekja e prijësit Pitu Guli e shënojnë edhe fundin e Republikës së Krushevës.

Dy Ilindenët historikë – 110- vite nga kryengritja e Ilindenit dhe 69 vite nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së sot do të shënohen me tubime të mëdha popullore në Meçkin Kamen në Krushevë dhe në Qendrën memoriale KAÇKM në fshatin Pelincë të Kumanovës.

Në shënimin qendror në Krushevë do të marrë pjesë dhe do të ketë fjalim kryetari i Qeverisë, Nikolla Gruevski, i cili është mbështetës i manifestimit të sivjetmë “Dhjetë ditë Republika e Krushevës”. Delegacioni do të vendos lule në varrin e Nikolla Karevit, në përmendoren e heronjve në vendin “Sliva” ndërsa tubim i madh do të mbahet në Meçkin Kamen.

Në shënimin në Krushevë, si edhe çdo vit, do të marrin pjesë edhe kalorësit në marshin tradicional të Ilindenit të cilët në datë 27 korrik u nisën nga Lisiçja e Epërme e Shkupit drejt Krushevës.

Manifestimi “Dhjetë ditë Republika e Krushevës” do të zgjasë deri më 10 gusht dhe do të mbyllet në Gumenje me ceremoninë e ngritjes së bajrakut.

Në Qendrën memoriale KAÇKM në Pelincë të Kumanovës, ku gjithashtu do të mbahet tubim popullor, do të marrë pjesë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Në Shkup, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski do të vendos lule dhe do të mbajë fjalim para përmendores së Metodija Andonov Çento, kryetari i Prezidiumit të KAÇKM-së.

Nga Qeveria e Maqedonisë në festimin në Krushevë do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri, Fatmir Besimi dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Popovski, ndërsa në Pelince përfaqësues qeveritarë do të jenë Safet Neziri dhe Vlladimir Peshevski. Në Shkup, delegacionin qeveritar do ta përbëjnë Talat Xhaferi dhe Elizabeta Kançeska – Milevska.

Për manifestimet në Pelincë dhe Krushevë, do të organizohet transport i posaçëm dhe falas me autobusë për të cilin qytetarët do të informohen përmes mediave.

Fillimin e Kryengritjes së Ilindenit e kumtuan këmbanat në Krushevë, në mesnatë përballë Ilindenit më 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin, pas dy ditësh, Nikolla Karevi e shpall Republikën e Krushevës dhe u bë kryetari i saj…Republika e lirë zgjati dhjetë ditë.

Nën komandën e Bahtiar Pashës, 18 mijë ushtarë osmanlinj nisen në aksion për kthimin e pushtetit në Krushevë. Të shtënat e fundit në ‘Meçkin Kamen’ dhe vdekja e prijësit Pitu Guli e shënojnë edhe fundin e Republikës së Krushevës.

Dyzet e një vjet pas Kryengritjes së Ilindenit, në manastirin Shën Prohor Pçinski afër Kumanovës, 115 delegatë e mbajtën Mbledhjen e parë të KAÇKM-së (Kuvendi antifashist i çlirimit popullor të Maqedonisë), ku u konfirmua pozita shoqëroro-juridike e Maqedonisë si shtet i barabartë federal në korniza të FD Jugosllavisë. Mbledhjen e hapi Panko Brashnarov, delegati më i vjetër dhe dëshmitar i dy Ilindenëve. U zgjodh Presidiumi i KAÇKM-së, në përbërje: Metodija Andonov Çento.

Asambleja miratoi disa dokumente me rëndësi shtetërore, në mesin e të cilave edhe Vendimi për vendosjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë dhe Deklarata për të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të Maqedonisë demokratike

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *