Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia me femra te bukura

Maqedonia me femra te bukura

16.08.2103 Malik Obama, vëllai i presidentit amerikan Barak Obama sot në Shkup deklaroi se Maqedonia ka një histori të pasur, klimë të bukur, por edhe gra të bukura.

Malik Obama sot këtë e deklaroi pasi që ka shëtitur në pjesën qendrore të Shkupit, duke vizituar edhe Shtëpinë e Nënë Terezës. Vizita e tij nëpër qendrën e Shkupit ka nxitur kurreshtjen e shumë qytetarëve, të cilët janë ndalur për ta përshëndetur.

Ai sot në Shkup u nderua me Kartën Ballkanike për Paqe të fondacionit “Barak H. Obama”, ndërsa ky çmim ndahet nga Klubi Ballkanik i Paqes.

“Jam shumë i gëzuar që kam rastin për të vizituar këtë vend ballkanik. Unë po ju përcjellë përshëndetjet e shumë bashkëqytetarëve të mi nga Kenia dhe Afrika dhe mendoj se kjo vizitë do të ndërtojë një urë lidhjeje midis popujve tanë. Jam i privilegjuar që sot marrë këtë çmim”, theksoi Malik Obama, i cili është drejtuar i fondacionit “Barak Obama Husein”. Për sigurinë e vëllai të presidentit amerikan është angazhuar sektori i gjashtë i MPB-së. Ai është i njohur edhe si burri me 12 gra të martuara. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *