Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia në vendin e 22-të me azilkërkues

Maqedonia në vendin e 22-të me azilkërkues

23 gusht-Në listën prej 30 shteteve, Maqedonia radhitet në vendin e 22 me 1336 aplikues për azil në disa vende të BE-së. Para Maqedonisë gjendet Kosova dhe Serbia me nga mbi 3000 azilkërkues, më pas vijon Shqipëria me 2 mijë azilkërkues, por vijon edhe Turqia me 1660 aplikues.

Maqedonia radhitet në vendin e 22-të në listën e vendeve që kanë numrin më të madh të azilkërkuesve në vendet e BE-së.

Ky raport është publikuar nga agjencia për statistikë EUROSTAT e Bashkimit Evropian, ku janë nxjerrë shifra lidhur me katërmujorshin e parë të këtij viti.

Në listën prej 30 shteteve, Maqedonia radhitet në vendin e 22 me 1336 aplikues për azil në disa vende të BE-së. Para Maqedonisë gjendet Kosova dhe Serbia me nga mbi 3000 azilkërkues, më pas vijon Shqipëria me 2 mijë azilkërkues, por vijon edhe Turqia me 1660 aplikues. Në vendin e parë në listë gjendet Rusia, e cila ka numrin më të madh të azilkërkuesve në vendet evroperëndimore 8400 kërkesa, ndërsa pas saj vijon Siria, gjithashtu me numër të madh. Lidhur me azilkërkuesit nga Maqedonia janë miratuar pozitivisht vetëm 25 kërkesa. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *