Home / Sport / Maqedonia nis përgatitjet për miqësoren me Bullgarinë

Maqedonia nis përgatitjet për miqësoren me Bullgarinë

“Do jetë ndeshje e vështirë, pasi që Bullgaria ka kombëtare cilësore dhe sigurisht kanë ambiciet e veta në këtë përballje. Duhet të japim maksimumin dhe të kërkojmë rezultat pozitiv në këtë takim, për të ngritur vetëbesimin para ndeshjeve kualifiuese. Personalisht pres lojë të mirë dhe fitore kundër Bullgarisë”, deklaroi kapiteni i kombëtares së Maqedonisë, Goran Pandev.

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë të hënën ka nisur përgatitjet për përballjen kontrolluese me Bullgarinë, që më 14 gusht do të zhvillohet në Shkup. Pas tubimit të futbollistëve në hotelin ‘Aleksandar Pallace’ në mesditë, në orën 18:30 futbollistët patën seancën e parë stërvitore, ndërsa në ndërkohë seleksionuesi Janevski dhe kapiteni Pandev, u paraqitën para gazetarëve në press konferencën zyrtare para kësaj miqësoreje. “Duke ditur se kjo do jetë ndeshja e fundit kontrolluese para vazhdimit të kualifikimeve dhe përballjeve të shtatorit me Suedinë dhe Uelsin, kam tentuar të zgjedh më të mirën dhe më të përgatiturit. Problem është lëndimi i rëndë i Todorovskit, mirëpo detyrohemi të gjendemi pa të. Është mirë që sulmuesit janë në formë, shënojnë gola dhe kanë minutazh në klubet e tyre. Besoj që duhet të transferojnë formën e mirë në kombëtare dhe të tentojmë të dalim me rezultat pozitiv nga kjo përballje”, deklaroi mes tjerash seleksionuesi i kombëtares së Maqedonisë, Cedomir Janevski, i cili në seancën stërvitore nuk e kishte në dispozicion vetëm sulmuesin Kostovski, i cili ishte në Rumani në bisedime me një skuadër elitare, ndërsa kombëtares i’u bashkua në darkën e përbashkët në mbrëmje. Optimist shprehet edhe kapiteni Goran Pandev, që beson në fitore. “Do jetë ndeshje e vështirë, pasi që Bullgaria ka kombëtare cilësore dhe sigurisht kanë ambiciet e veta në këtë përballje. Duhet të japim maksimumin dhe të kërkojmë rezultat pozitiv në këtë takim, për të ngritur vetëbesimin para ndeshjeve kualifiuese. Personalisht pres lojë të mirë dhe fitore kundër Bullgarisë”, deklaroi kapiteni i kombëtares së Maqedonisë, Goran Pandev. Maqedonia përballjen me Bullgarinë e pret me seri të rezultateve negative, katër disfata të njëpasnjëshme dhe asnjë gol i shënuar. Pritet që kjo seri të ndërpritet pikërisht kundër Bullgarisë, pasi Janevski do të mund të llogarisë në Pandevin, Ivanovskin dhe Jahoviqin që janë në formë të mirë në klubet e tyre, ndërsa si zakonisht arma kryesore e Maqedonisë do të jetë edhe mesfushori me tipare sulmuese i Mariborit, Agim Ibraimi. Maqedonia deri tani është përballur pesë herë me Bullgarinë, ka shënuar vetëm një fitore, një ndeshje ka përfunduar baraz, ndërsa tre herë ka fituar Bullgaria. Përballja kontrolluese Maqedoni-Bullgari zhvillohet të mërkurën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 20:45 minuta.

Ibraimi beson në sukses

Shqiptari i vetëm në kombëtaren e Maqedonisë në miqësoren me Bullgarinë është futbollisti më i mirë Agim Ibraimi, i cili në stilin e tij të njohur është i matur në deklaratat e tij, por në asnjë moment nuk humb besimin në rezultat pozitiv. “Jemi në një seri të rezultateve negative dhe mendoj se është rradha të ndërpresim këtë ecuri. Respektojmë Bullgarinë, por besoj se kemi potencial për të fituar. Nëse të gjithë japim maksimumin, luajmë lojën tonë dhe realizojmë planet e stafit teknik, nuk ka arsye përse mos të besojmë në fitore në këtë miqësore, për të pritur me atmosferë pozitive takimet kualifikuese me Suedinë dhe Uelsin”, deklaroi tetovari, Agim Ibraimi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *