Home / Lajme / Maqedoni / Me kërkesë të qytetarëve Qeveria do të mundësojë blerjen nga një euro edhe të tokës nën objektet e legalizuara e cila nuk është përfshirë me PDU

Me kërkesë të qytetarëve Qeveria do të mundësojë blerjen nga një euro edhe të tokës nën objektet e legalizuara e cila nuk është përfshirë me PDU

27 gusht-
“Deri tani ata mundeshin ta blejnë tokën vetëm nëse është miratuar plani detajor urbanistik. Tani me ndryshimet mundësohet edhe pse një plan i tillë nuk është miratuar, nëse qytetarët kanë shtëpi të legalizuara, të munden tokën nën shtëpinë ta legalizojnë gjegjësisht ta blejnë me çmim prej një euro për metër katror” deklaroi kryeministri duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas lëshimit në përdorim të laboratorit bashkëkohor për hulumtime kimike dhe fizike të trashëgimisë kulturore.

Qytetarët të cilët kanë tokë të palegalizuar nën shtëpitë e tyre të legalizuara të mund të blejnë nga një euro një metër katror pa u miratuar PDU për vendin ku jetojnë. Kjo, tha sot kryeministri Nikolla Gruevski, është një ndër dispozitat më të rëndësishme nga ndryshimet e propozuara të Ligjit për ndërtim.

“Deri tani ata mundeshin ta blejnë tokën vetëm nëse është miratuar plani detajor urbanistik. Tani me ndryshimet mundësohet edhe pse një plan i tillë nuk është miratuar, nëse qytetarët kanë shtëpi të legalizuara, të munden tokën nën shtëpinë ta legalizojnë gjegjësisht ta blejnë me çmim prej një euro për metër katror” deklaroi kryeministri duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas lëshimit në përdorim të laboratorit bashkëkohor për hulumtime kimike dhe fizike të trashëgimisë kulturore.

Ai shtoi se ndryshme janë miratuar për shkak se në shumë vende në Maqedoni, posaçërisht siç tha, në mjediset rurale nuk është miratuar plani urbanistik.

Gjithashtu theksoi se me ndryshmet për herë të parë është vendosur dhëna elektronike e lejes ndërtimore jo vetëm për ndërtim të ri, por edhe për mbindërtim dhe për renovimin e ndërtimit ekzistues

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *