Home / Sport / Messi-Ronaldo-Ribery, finalistët e UEFA-s

Messi-Ronaldo-Ribery, finalistët e UEFA-s

Lionel Messi, Franck Ribery e Cristiano Ronaldo janë në listën e ngushtë të kandidatëve për çmimin e Lojtarit më të mirë të Evropës nga UEFA për edicionin 2012/13. UEFA të martën ka publikuar emrat e tre finalistëve, ndërsa fituesi do të shpallet me vota live më 29 gusht.

“Pleshti”, ylli francez i Bayernit, Ribery dhe ylli portugez i Real Madridit, Ronaldo, kanë dalë në krye në votimet e bëra nga gazetarët nga secila federatë anëtare e UEFA-s, ndërsa fituesi do të shpallet me vota të drejtpërdrejta në Monaco gjatë shortit për fazën grupore të edicionit 2013/14 të Ligës së Kampionëve.
Messi edicionin e kaluar fitoi La Ligan me Barcelonën, si dhe për herë të katërt rresht u shpall futbollisti më i mirë në botë nga FIFA. Ai përfundoi edicionin me plot 46 gola në kampionatin spanjoll.
Ribery ndërkohë ka udhëhequr Bayern Muenchenin drejt një treshe historike, duke fituar titullin në Bundesligë me pikë rekorde, Kupën e Gjermanisë dhe duke e mposhtur në finale të Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmundin.Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë në edicionin 2012/13 të Ligës së Kampionëve me 12 gola.
Në Monako gazetarët do të votojnë drejtpërdrejtë me anë një sistemi elektronik për lojtarin më të mirë. Në listën e 10-të kandidatve nuk mungojnë as emra të tillë të frikshëm si Robben, apo Levandovski. Në 5-shen tjetër që kompleton 10-shen e kandidatëve bëjnë pjesë emrat e Myler, Shvajnshtanger,Bejl,Ibrahimoviç dhe Van Persi. Bie në sy një dominim i skuadrës bavareze.
Është hera e tretë që shpallet Lojtari më i mirë i Evropës nga UEFA. Edicionin e kaluar triumfoi Andres Iniesta, ndërsa në edicionin e parë e kishte fituar Messi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *