Home / Lajme / Maqedoni / Miratohen ndryshime ligjore me të cilat shtendoset udhëheqja e ditarit elektronik

Miratohen ndryshime ligjore me të cilat shtendoset udhëheqja e ditarit elektronik

5 gusht-
Sa i përket sanksioneve ligjore madje, Gjorgiev shpjegoi se ata deri më tani kanë shqiptuar sipas bazave të ndryshme për mësimdhënësin dhe ato ishin rreth 1.000 euro për mosfutje të të dhënave në bazë ditore. Me ndryshimet e reja ky sanksion ligjor është definuar në një nen dhe është 300 edhe atë për mosplotësim të të dhënave për një javë.

Kontrolli i realizimit të obligimit për futjen e të dhënave në ditarin elektronik të realizohet në bazë javore, e jo në ditore, dhe ulje e sanksioneve për mosudhëheqje të ditarit elektronik parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për inspektoratin e arsimit, që i miratoi Qeveria në seancën e kaluar.

Zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgiev në konferencën e sotme për shtyp informoi se ndryshimet të cilat janë konfirmuar me Propozim-ligjin janë rezultat i dialogut social midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikatës së punonjësve të arsimit, ndërsa me propozim të Sindikatës.

Me vendimet paraprake ligjore kuadri mësimdhënës në shkollat fillore dhe të mesme kishte obligim për udhëheqje të ditarit elektronik në bazë ditore, ndërsa gjithashtu edhe kontrolli për realizimin e këtij obligimi ishte i paraparë në bazë të përditshme.

Sa i përket sanksioneve ligjore madje, Gjorgiev shpjegoi se ata deri më tani kanë shqiptuar sipas bazave të ndryshme për mësimdhënësin dhe ato ishin rreth 1.000 euro për mosfutje të të dhënave në bazë ditore. Me ndryshimet e reja ky sanksion ligjor është definuar në një nen dhe është 300 edhe atë për mosplotësim të të dhënave për një javë.

“Ky është avancim i jashtëzakonshëm lidhur me punën e kuadrit mësimdhënës, ndërsa në këtë mënyrë do të kontribuohet edhe për punë më efikase të ditarit dhe për përmirësim të kushteve për mësimdhënësin për organizim të mësimit që do të kontribuojë edhe për kushte më relaksuese për punë”, tha Gjorgiev.

Sipas tij me ndryshimet e këtilla pengohet vullnetarizmi i subjekteve dhe pritet shfrytëzim më efikas i sistemit, ndërsa njëherit do të mundësohet edhe funksionim optimal i sistemit për njoftim të prindërve përmes rrugës elektronike për të gjitha të dhënat në ldhje me notat, sjelljen, prezencën në orë dhe aktivitetin e fëmijës së tyre

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *