Home / Sport / Mourinho: Tek Real Madrid ka ‘politikë’

Mourinho: Tek Real Madrid ka ‘politikë’

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho insiston se ‘politikat’ që sillen përreth Real Madridit bënë që ai të ndahet me klubin madrilen.

50 vjeçari u largua nga Santiago Bernabeu pas sezonit zhgënjyes me Los Blancos, duke ia lënë në dorë Barcelonës titullin e kampionit dhe duke dështuar në finale të Copa del Rey ndaj rivalit Atletico Madrid.

“Reali është një klub special, nuk është vetëm një klub. Reali është politika. Reali nuk është vetëm futbolli, por është sporti dhe gjëra të tjera përreth”, theksoi ‘Special One’ për ESPN.

“Në sezonin e dytë, ne e fituam titullin. Ishim ekipi më i mirë në histori të futbollit spanjoll, grumbulluam 100 pikë, realizuam 121 gola dhe në vitin tim të tretë, ishte viti i zgjedhjeve. Zgjedhjet në këtë klub do të thonë shumë dhe ne ishim në mes të gjërave që nuk ishin normale dhe vetëm njerëzit që janë brenda aty, mund ta kuptojnë se çka është kjo”, përfundoi ish trajneri i Portos, Interit dhe Realit, i cili këtë verë u rikthye në Chelsea.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *