Home / Lajme / Maqedoni / MSH: Me sukses implementohet sistemi për evidencë elektronike në shëndetësi

MSH: Me sukses implementohet sistemi për evidencë elektronike në shëndetësi

1 gusht-
Në pajtim me njohuritë e deritanishme nga periudha imp,enentuese, Ministria e Shëndetësisë potencon se të gjithë mjekët amë duhet të kenë kujdes që gjatë krijimit të recetave elektronike dhe zgjedhjes së gjenerikëve së ilaçeve dhe diagnozat e tjera udhëzuese t’i përdorin emrat e tyre të saktë.

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se gjatë muajit të kaluar në disa komuna në Republikën e Maqedonisë me sukses u implementua projekti “Sistemi kombëtar për evidencë elektronike në shëndetësi” dhe atë në pjesën e udhëzimit elektronik me caktim dhe E-recetë. Në pajtim me protokollin e miratuar për implementim, siç thuhet, projekti fillon në etapa, respektivisht komunë pas komune dhe deri tani i njëjti u implementua në mbi 20 komuna.

Nga Ministria njoftojnë se në asnjë rast, as në periudhën vijuese implementuese, as pas implementimit komplet të sistemit, asnjë paciant nuk guxon të kthehet ose të mos e marrë shërbimin e nevojshëm shëndetësor, si rezultat të problemeve të ndryshme në sistem.

Në pajtim me njohuritë e deritanishme nga periudha imp,enentuese, Ministria e Shëndetësisë potencon se të gjithë mjekët amë duhet të kenë kujdes që gjatë krijimit të recetave elektronike dhe zgjedhjes së gjenerikëve së ilaçeve dhe diagnozat e tjera udhëzuese t’i përdorin emrat e tyre të saktë.

Për këtë qëllim, siç thuhet, deri te mjekët amë veçm[ë është dërguar lista me të gjitha emrat gjenerike, të cilat deri tani u shkaktonin paqartësi të caktuara gjat[ë bërjes së recetës, ndërsa kjo listë është publikuar edhe në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *