Home / Lajme / Maqedoni / Nataliteti i ulët po mbyll shkollat në Maqedoni

Nataliteti i ulët po mbyll shkollat në Maqedoni

27 gusht-” Edhe gjatë këtij viti numri është zvogëluar në krahasim me vitin e kaluar. Deri më tani janë regjistruar 20.774 nxënës të klasës së parë, pasi që regjistrimi vazhdon akoma, pres që numri të rritet. Por, definitivisht do të ketë përsëri më pak të regjistruar në klasën e parë”, tha ministri i Ristovski.

Edhe këtë vit, numri i nxënësve që regjistrohen për fillimin e shkollës fillore ka shënuar rënie drastike. Kjo për shkak të arsyeve të ndryshme si nataliteti i ulët dhe migrimi për shkaqe kryesisht ekonomike.

Në klasën e parë në vitin shkollor 2013/2014 deri tani janë regjistruar 20.774 fëmijë, qe do te thotë se rënia e numrit të nxënësve të klasës së parë po vazhdon në shkollat në Maqedoni.

Si pasojë e mungesës së nxënësve, viteve të fundit janë mbyllur disa paralele të klasës së parë në rajone të ndryshme në Maqedoni.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski me keqardhje konstaton se në pesë-gjashtë vitet e fundit ka mesatarisht nga 500 deri në 700 nxënës të klasës së parë më pak.

” Edhe gjatë këtij viti numri është zvogëluar në krahasim me vitin e kaluar. Deri më tani janë regjistruar 20.774 nxënës të klasës së parë, pasi që regjistrimi vazhdon akoma, pres që numri të rritet. Por, definitivisht do të ketë përsëri më pak të regjistruar në klasën e parë”, tha ministri i Ristovski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *