Home / Lajme / Maqedoni / Në afatin e dytë regjistrohen 2.466 nxënës në shkollat e mesme, ka edhe 15.436 vende të lira

Në afatin e dytë regjistrohen 2.466 nxënës në shkollat e mesme, ka edhe 15.436 vende të lira

23 gusht-Në të dy afatet e regjistrimit gjithsej janë regjistruar 19.465 nxënës.Vende të lira pas afatit të dytë të regjistrimit ka për 15.436 nxënës prej të cilëve, 4.513 janë në gjuhën shqipe, 10.224 janë në gjuhën maqedonase, 663 në gjuhën turke, 33 në atë serbe dhe 3 janë përsëritës së klasës.

Në afatin e dytë të regjistrimit në shkollat e mesme publike, nga 3.918 nxënës të paraqitur, janë regjistruar 2.466, njoftoi sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Për mësim në gjuhën shqipe janë regjistruart 1.088 nxënës, në gjuhën maqedonase 1.272 , 84 në gjuhën turke dhe 22 janë nxënës që përsërisin klasën.

Në të dy afatet e regjistrimit gjithsej janë regjistruar 19.465 nxënës.Vende të lira pas afatit të dytë të regjistrimit ka për 15.436 nxënës prej të cilëve, 4.513 janë në gjuhën shqipe, 10.224 janë në gjuhën maqedonase, 663 në gjuhën turke, 33 në atë serbe dhe 3 janë përsëritës së klasës. Në arsimin e gjimnazit ka 3.988 vende të lira, në atë profesional 11. 310, në atë artistik 121, ndërsa në gjimnazet sportive 17.

Në Republikën e Maqedonisë në vitin shkollor 2012/2013 klasën e tetë e përfunduan 22.900 nxënës. Në pjatim me ndryshimet e Ligjit për arsim të mesëm arsimi i mesëm nga viti 2008/2009 është i detyrueshëm për të gjithë nxënësit

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *