Home / Lajme / Maqedoni / Në baza të ndyshme njësia policore ‘Alfa’ në korrik ka arrestuar 260 persona

Në baza të ndyshme njësia policore ‘Alfa’ në korrik ka arrestuar 260 persona

4 gusht-MPB informon gjithashtu se për të vuajtur dënimin me burg, janë arrestuar 8 persona, për t’u identifikuar – 3, shtetas të huaj me vendqëndrim të rregulluar – 1, dhe për mbajtjen e sendeve të palejueshme – 3.

Njësiti për luftën kundër Krimit “Alfa”, në muajin korrik ka kryer legjitimimin e gjithsej 774 personave, kontrollimin e 88 makinave dhe arrestimin e 260 personave.

Sipas njoftimit të MPB-së, personat janë arrestuar në baza të ndryshme: me telegram, janë arrestuar 39 persona, me urdhër të gjykatës – 28, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale – 38, pas kryerjes së veprës penale – 21 dhe në vendin e kryerjes së veprës penale – 11.

MPB informon gjithashtu se për të vuajtur dënimin me burg, janë arrestuar 8 persona, për t’u identifikuar – 3, shtetas të huaj me vendqëndrim të rregulluar – 1, dhe për mbajtjen e sendeve të palejueshme – 3.

Për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, janë arrestuar 20 persona, kurse për pjesëmarrje në rrahje vetëm 2.

Për sulme fizike kanë përfunduar në pranga 8 persona, ndërsa për fyerjen e efektivëve policorë – 8.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *