Home / Lajme / Maqedoni / Në Kavadar dhe Manastir jetojnë mijëra banorë me prejardhje shqiptare

Në Kavadar dhe Manastir jetojnë mijëra banorë me prejardhje shqiptare

19.08.2013.. Ne shum qytete “etnike”maqedonase jetojne banore me prejardhje shqiptare

Shpeshherë kemi lexuar rreth shqiptarëve ortodoksë të Rekës në Maqedoni të cilët janë asimiluar dal ngadalë si pasojë e presioneve të ndryshmet. Por për veç fshatrave të Rekës shqiptarët ortodoks kanë banuar në fillim të shek.XX në zonën e Kavadarcës në dy fshatra, KONOPIŠTA dhe MREŽIČKO. Në këto dy fshatra disa banorë janë deklaruar të fesë ortodokse me kombësi shqiptare në fillim të shek.XX, por ne, do flasim edhe për dy fshatra të tjerë që ndodhen afër qytetit të Manastirit që dikur kanë banuar shqiptar ortodoks, ndërsa sot banorët janë deklaruar maqedonas dhe vlleh. Bëhet fjalë për fshatrat MAGAREVO dhe NIZHOPOLE. Por si u asimiluan shqiptarët ortodoks të këtyre dy fshatrave?

Magarevo dhe Nizhopoli janë dy fshatra që ndodhen në Republikën e Maqedonisë afër qytetit të Manastirit, në kufi me Greqinë dhe Shqipërinë. Këto dy fshatra janë ato raste ku shqiptarët e krishterë u asimiluan ndër vite për shumë arsye.

Në shekujt e mëparshëm shqiptarët në mungesa të shkollave shqipe mësonin në shkollat turke, greke, bullgare, serbe dhe vllehe. Kjo bëri në ato vite që studiuesit e huaj ti identifikonin si popullsi jo-shqiptare. Si pasoj për fat të keq kemi mungesa informacioni për numrin e vërtetë të shqiptarëve në Ballkan gjatë shek.XIX dhe fillim të shek.XX, sidomos për shqiptarët e krishterë.

Nga shek. XVIII në Magarevo banonin rreth 5-6 familje sllave, por nga fundi i viteve 1770 në fshat u vendosën shumë familje vllehe shqip-folëse nga Linotopi si dhe shqiptar ortodoks nga Kolonja dhe Bithkuqi i Korçës. Thuhet se në këtë fshat në fillim të shek.XIX ka patur rreth 13 mullinj dhe Megarovo ose Magarevo njihej si pronë nën sundimin e Seit Rustem Beut, Kajmakam i Manastirit. Nga disa të dhëna na informojnë se në këtë fshat nga viti 1845 erdhën edhe disa familje të tjera shqiptare nga Bithkuqi të ftuar nga familjet vendase tashmë të Magarevës. Në përgjithësi banorët e këtij fshati merreshin me bagëti dhe numri i banorëve i kalonte 3.000 njerëz. Në lulëzimin e tij fshati ka patur disa shkolla ku mësohej në gjuhën greke dhe vllehe. (Asimilimi i shqiptarëve në kohën e perandorisë osmane bëhej me anë të shkollave ku pjesa e shqiptarëve mysliman mësonin në shkollat turke ndërsa shqiptarët ortodoks nëpër shkollat greke, bullgare, serbe dhe vllehe).

Në librin Etnografia e Vilajeteve të Adrianopojës Manastirit dhe Selanikut të botuar në Stamboll më 1878, në pasqyrën e statistikave shkruhet se në fshatrat Magarovo, Tërnovo dhe Nizhepole jetonin 3.000 vlleh dhe 500 shqiptar.

Historiani grek Apostol Vakalopulos (1909-2000) shkruan në librin Historia e Maqedonisë 1354-1833, se në fund të shek.XVIII në Megarovo erdhën disa familje shqiptare nga Kolonja dhe Bithkuqi. Ka edhe shumë burime të tjera greke që shkruajnë se në këtë fshat kanë jetuar shqiptar ortodoks, por për më gjerë i mbeten të ardhmes për të shkruar.

Sot Magarevo është një fshat i vogël dhe në regjistrimin e vitit 2002 u deklaruan 64 maqedonas dhe 24 vlleh.

Fshati Nizhepole është tjetër fshat në Maqedoni afër qytetit të Manastirit që pothuajse ka të njëjtën histori si Magarevo. Ish-ministri i arsimit të Bullgarisë Vasili Kënçov shkruan më 1900 se në Nizhopole banojnë 250 shqiptar të krishterë, 190 bullgarë dhe 2.030 vlleh.

Në përfundim duhet thënë se e rëndësishme është se kur nuk ekzistonte shteti shqiptar dhe institucionet kombëtare, të huajt na kanë sjellë të dhëna për popullsinë shqiptare ortodokse dhe myslimane edhe pse këto të dhëna mund të jenë të cunguara duke tkurrur sa më shumë realitetin e popullsisë shqiptare në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *