Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë mbahet ‘Tetova Bike Day’

Në Tetovë mbahet ‘Tetova Bike Day’

10 gusht-Shëtitja do të fillojë prej ora 19:00 deri në ora 20:00 nga Sheshi Iliria deri te rrethi/unaza afër Universitetit të Evropës Juglindore dhe përsëri përmes rrugës së Ilindenit e deri te qendra e qytetit.

Në Tetovë do të mbahet sot “Tetova Bike Day” ngjarje kjo e organizuar nga Këndi amerikan në bashkëpunim me Komunën e Tetovës.

Shëtitja do të fillojë prej ora 19:00 deri në ora 20:00 nga Sheshi Iliria deri te rrethi/unaza afër Universitetit të Evropës Juglindore dhe përsëri përmes rrugës së Ilindenit e deri te qendra e qytetit.

Ky aktivitet ka për qëllim ngritjen e vetëdijes qytetare për rëndësinë e ruajtjes së ambientit jetësor, rregullimin e komunikacionit rrugor, respektimin e traseve të parapara për biçikleta si dhe dobitë e qarkullimit me biçikleta për shëndetin e njeriut dhe ambientit përreth, njofton Zyra për marrëdhënie me publikun.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *